Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Marotta: “Inter po peson nje dem te madh ekonomik. Kerkojme qe te pakten 40%…”

Inter, flet edhe Marotta: “Inter po peson nje dem te madh ekonomik. Kerkojme qe te pakten 40%…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e La Stampa, Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka komentuar ne kete menyre rihapjen e pjesshme te stadiumeve ne Itali.

“Qeveria ka degjuar kerkesat tona? Po, eshte nje sinjal i mire. I pershendesim me shume pergjegjesi.”

“Klubet jane me siguri ne gjendje qe te garantojne sigurine brenda dhe jashte stadiumit. Kete gje e kemi treguar dhe mendoj se jemi te afte te ndjekim protokolle efikase.”

Eshte nje sinjal i mire. Tani shpresoni qe limiti i personave prezent te rritet me shpejtesi ne muajt e ardhshem?

“Po, e qarte. Ky eshte nje fillim i mire. E kuptojme qe qeveria po i ben hapat e vegjel me te drejte sepse ka pasur nje emergjence totale prej pandemise.”

“Por eshte e kuptueshme qe klubet e futbollit te shtyjne qe te arrijne ne nje numer me te larte tifozesh per ndeshje.”

“Ne zyrat e Lega Serie A, ne muajt e kaluar kemi pergatitur nje dokument zyrtar i cili parashikon se 40% stadiumet ne mund ti mbushim.”

“Nuk e di nese mund te arrihet ketu ne nje periudhe te shkurter kohore, por shpresojme qe te shkojme te pakten me shume se 1000 tifoze qe ne muajin e ardhshem.”

“Ne shpresojme qe cdo gje te shmoje mire. Por e perseris, e kuptojme totalisht ashpersine e masave te qeverise per kete teme.”

Keshtu, ti ben pjese tek ata drejtues futbollistik  qe mendojne se qeveria eshte treguar pak mbeshtese per futbollin?

“Jo. Duhet kuptuar se gjendemi perballe nje emergjence. E duhet ti themi faleminderit per kete hapje qe te jep kurajo.”

“Futbolli eshte riabilituar. Por eshte e qarte qe publiku na mungon. Ndihet mungesa e publikut dhe dashuria e tyre me shtysa qe i japin lojtareve gjate ndeshjes.”

“Por na mungon edhe ne nivel ekonomik publiku. Te ardhurat jane nje komponent i rendesishem i bilancit tone.”

Nga ky kendveshtrim, 1000 tifoze jane nje shifer me shume simbolike…

“Po, nuk paraqesin dot 1000 tifoze ndonje ze te rendesishem ne te ardhurat e nje klubi futbolli.”

“Kjo heqje dore ne vazhdimesi prej biletave dhe abonimeve na ka krijuar probleme shume te medha te gjitheve ne Itali.”

Ne miqesoren ndaj Pisas, Interi ka bere nje prove te mire gjenerale. Do te vazhdoni ne kete rruge?

“Po. Kemi futur ne stadium 1000 tifoze ne Primo Anello Rosso pasi i kemi matur temperaturen te gjitheve ne hyrje.”

“Te gjithe me maske dhe te gjithe vec e vec nga njeri-tjetri 4-5 ulese. Duke ndjekur me perpikmeri te gjitha rregullat.”

“Mund ta perserisim pa problem kete skeme edhe ne ndeshjet e kampionatit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.