Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare marreveshje kemi arritur me United per Sanchez. Nje cmenduri, duke pare se ky sezon…”

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare marreveshje kemi arritur me United per Sanchez. Nje cmenduri, duke pare se ky sezon…”
Inter Club Staff

Dje ka qene dita e Hakimi qe pasi ka zhvilluar vizitat mjekesore, ka vene edhe firmen mbi kontraten pese vjecare me Interin.

Por sot Interi ka luajtur ndeshjen e saj ne fushe dhe ka arritur te fitoje 6-0 ndaj nje skuadre si Brescia.

Pak perpara se kjo ndeshje te fillonte, per mikrofonat e DAZN (rrjeti satelitor qe do te transmetonte Interin ne Itali), administratori i deleguar i Interit, Marotta, ka folur per merkaton.

Nder temat e diskutuara ka qene edhe ceshtja e huazimit te Alexis Sanchez dhe Victor Moses, por edhe Sandro Tonali.

“Merkato? Per merkaton ka kohe. Sanchez? Ka qene nje cmenduri, sepse lojtari po vazhdon te luaje sezonin. Ka qene nje situate totalisht anomale.”

“Por kemi arritur nje marreveshje vetem ne castet e fundit, dhe kemi arritur qe ti kemi deri ne fund te Serie A plus ndeshjen me Getafen.”

“Eshte nje anomali te cilen e kam denoncuar prej kohesh. Eshte e pamundur qe te luash nje kompeticion kaq te rendesishem me lojtare qe ndoshta nuk do te jene ne dispozicion.”

“Televizioni i Suning kishte bere nje dizajn me Tonalin si zikalter? Besoj se kane perzgjedhur lojtarin me te ri te ndeshjes (qesh).”

“Kam dyshimet e mia qe kjo ka qene, por mbase edhe pse Tonali i pelqen atyre dhe jo vetem italianeve.”

“Por me Brescian nuk kemi folur ende per Tonalin, por raportet i kemi shume te mira me ta. Te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.