Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare po ndodh me rinovimet tek Interi. E verteta eshte se Inter i ofron Brozos…”

Inter, flet edhe Marotta: “Ja cfare po ndodh me rinovimet tek Interi. E verteta eshte se Inter i ofron Brozos…”
Inter Club Staff

Dje, vetem pak minuta perpara Inter-Shakhtar, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Sky Sport dhe ka thene disa fjale vertete te rendesishme.

“Ne prisnim nje rrugetim ne rritje dhe keshtu ka ndodhur. Jane lojtare te maturuar, jam vertete i kenaqur me djemte e Interit.”

1/8 e finaleve te Champions jane nje rrugetim i detyruar per Interin?

“Eshte objektivi i pare sezonal dhe duam qe te bejme dicka te mire pertej vleres se madhe qe ka kundershtari.”

“Edhe te dielen kemi bere nje ndeshje te madhe. Jane te gjithe elementet qe duhen per te bere qe ky objektiv te kapet nga Interi.”

Java e ardhshme eshte decizive per te ardhmen dhe rinovimin e Brozovic?

“E verteta eshte se Interi i ofron Brozovic apo cdo lojtari, dicka speciale. Ne i ofrojme lojtareve tane nje klub qe ka uri, nje klub qe deshirohet nga shume lojtare qe duan te vine ketu dhe disa shoke skuadre qe nuk gjenden lehte ne skuadra te tjera.”

“Kete gje lojtaret e kane kuptuar. Per kete arsye une jam shume optimist per sa i perekt rinovimeve. E kemi bere me Barella dhe Lautaro dhe mendoj se do te vazhdojme edhe me te tjeret.”

A do te vine tek Interi vetem parametra zero apo jo? Me dy blerje te mira, kjo skuader mund te dominoje Scudetton per vite me radhe…

“Ky cikel ka filluar me Conten dhe po vazhdon me Inzaghin. E kemi vene re nje rritje te besimit ne vetevete te skuadra.”

“Jemi ne rrugen e duhur dhe ky eshte nje aspekt i rendesishem per tu nenvizuar.”

Ne karrieren tende te gjate si drejtues, ky ka qene sezoni ku ke marre me shume pergjegjesi se asnjehere tjeter?

“Kemi kaluar nje vere te veshtire, me shume situata per te kalaur. Por kemi bere kete gje me nje shoqeri te rendesishme qe garantonte cdo gje.”

“Bashke me Ausilion dhe Baccin kemi zgjedhur nje tranjer te ri dhe te vendosur, ne gjendje qe te menaxhoje nje skuader dhe te qendroje ne lartesine e pritshmerive.”

“Jo gjithmone skuadra qe harxhon fiton. Duhen edhe vlera te tjera.”

Edhe autostime?

“Tashme jemi perballe lojtareve matur qe duhet te dine te kene kapacitetin e nevojshem per tu perballur me cdo kundershtar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.