Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Sensi dhe i ben nje premtim tifozerise: “Ja cfare i premtoj tifozeve te Interit. Vidal? Fakti qe ai do jete me ne…”

Inter, flet edhe Sensi dhe i ben nje premtim tifozerise: “Ja cfare i premtoj tifozeve te Interit. Vidal? Fakti qe ai do jete me ne…”
Inter Club Staff

Sezoni zikalter fillon zyrtarisht vetem pas pak ditesh me sfiden ndermjet Fiorentines qe eshte ne program te luhet te shtunen ne oren 20:45 ne San Siro.

Stefano Sensi keshtu ka folur per mikrofonat e Sky Sport dhe ka treguar ndjesite e tij per fazen e pergatitjes.

“Vitin e kaluar kam pasur disa demtime qe me kane bllokuar. Por jane gjera qe bejne pjese ne loje.”

“Ne kete sezon jam rritur shume, kam punuar shume me veten, edhe per tu ruajtur me shume. Uroj te jete nje vit i mbare.”

Vitin e kaluar ne fillim te sezonit ka qene nje Sensi ne version rrufe: “Kam nje kujtim te bukur nga ajo periudhe ku nisem shume mire.”

“Natyrisht qe ajo faze vjet me stimulon akoma me shume per tu rikthyer te bej te njejtat gjera dhe pse jo me shume.”

“Duhet te jem shume i mire une qe te punoj.”

Ardhja e Vidal kompleton edhe me shume repartin qendror: “Kompeticioni natyral eshte ne te gjitha skuadrat.”

“Te kesh lojtare te peshes se tij eshte nje eksperience pozitive edhe per neve te tjeret sepse prezenca e tyre te ben qe te permiresohesh.”

“Do te na japin nje dore te madhe. Mundesia eshte qe te mbulojme me shume role, me siguri eshte nje vlere e shtuar.”

Nje premtim tifozeve: “Asgje speciale, thjesht di te them se do te jap maksimumin si ne fushe dhe si jashte saj per te qene ne top forme. Me mire te flas ne fushe.”

Me pas Sensi tregon edhe disa gjera per sezonin e ri: “Me siguri qe kete vit dua ambicje. Interi duhet te luftoje gjithmone per lart.”

“Vjet kemi bere gabime qe i kemi pare te gjithe bashke, kemi punuar dhe po provojme te permiresohemi. Do te bejme gjera te medha.”

“Eshte fusha ajo qe flet, duhet te punojme per veten tone dhe te mendojme ndeshje pas ndeshje.”

“Ambicje, e perseris: eshte ajo qe te ndihmon te permiresohesh. Nuk duhet te bejme shume gabime. Duhet te bejme paraqitje te medha gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.