Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Fitore e madhe, kemi vuajtur bashke. Onana? Jua thashe njehere: ai…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Fitore e madhe, kemi vuajtur bashke. Onana? Jua thashe njehere: ai…”
Inter Club Staff

Direkt pas fitores ndaj Torinos, Simone Inzaghi ka komentuar keshtu per DAZN 97 minutat e luajtura nga Inter ne San Siro.

Keto kane qene fjalet e tranjerit zikalter:

A eshte fituar me deshire sot? Cfare rendesie i jep ketij suksesi sot?

“Shume i rendesishem, i kerkuar, si skuader. Kunder nje kundershtari shume te veshtire per tu perballur, shume fitore e rendesishme”.

“E dinim qe do te vuanim, por bashke ja kemi dale. Bashke me tifozet ne stadium. Me ka pelqyer si luftuam te gjithe bashke, deri ne fund fare”.

Cfare ka ndodhur ne festimin tend?

“Ne donim te ktheheshim te fitorja. Jemi Inter dhe kemi detyren te fitojme gjithmone. Bayern eshte shume i forte, nuk ishte e thjeshte pastaj te kishim kete ndeshje dy dite me pas direkt”.

“Por me ka pelqyer shume se si skuadra eshte kaq e bashkuar”.

Nga ana e karaketerit ka qene nje fitore e madhe:

“Dukeshe sikur kishte dicka qe nuk po ecte, por ishte merite e Torinos. Pastaj ne pjese ne pare ata kane qene me te mbyllur”.

“Ne kemi qendruar brenda ne ndeshje sepse e kemi dashur shume kete fitore sot. E kemi marre me te gjitha forcat”.

Po Onana? Ku do te cojne keto zgjedhje te tuat per portierat?

“Onana dihej qe ishte nje portier i forte, duke e pare duke u stervitur e kam kuptuar se eshte edhe me i forte akoma”.

“Pastaj ai e di qe Handanovic eshte titullari, do te vleresoj here pas here. Une i ndryshoj lojtaret, do te kete alternime.”

“Pastaj Handanovic eshte me kualitet dhe e ka treguar gjithe keto vite. E kam thene edhe me pare kete gje”.

Cfare do te thote ky sukses?

“Fitoret te japin autostime. Ne kemi 12 pike dhe po rritemi. Si individe por edhe si skuader. Rruga eshte e gjate”.

Cfare ndeshje ka bere Lautaro?

“Bravo atij, si te gjithe. Ne pjesen e pare nuk kemi pasur shume topa te paster per ate dhe Dzeko ndersa ne te dyten kemi pasur me shume”.

“Me pas kam nxjere Dzekon per te futur Correa sepse nuk doja te permbysja asgje nga formacioni. Lauti eshte shume i vendosur”.

Tani Champions me Viktora Plzen…

“Ne dhe Napoli nuk jemi shume me fat me kalendarin. Plzen eshte nje transferte shume e veshtire dhe plot me rreziqe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.