Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Kemi nje lajm te keq: Gagliaridni pothuajse jashte. Mendoj se neser do te luaje…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Kemi nje lajm te keq: Gagliaridni pothuajse jashte. Mendoj se neser do te luaje…”
Inter Club Staff

Direkt pas pushimit te Kombetareve, Inter do te kthehet ne fushen e lojes me shume mungesa te rendesishme: mbi te gjitha Brozovic dhe Lukaku.

Nderkohe, sot perpara mediave ka folur Simone Inzaghi:

Neser te pret nje ndeshje e forte. Si niset gjithcka?

“Shume ndeshje e rendesishme. Plot me duele. Nje skuader e forte, nje tranjer i madh. Duhet te pergatitemi mire”.

“Kemi analizuar humbjen me Udinesen dhe ne te njejten kohe, kemi pergatitur edhe ndeshjen qe do luhet neser”.

Mendon se pushimi ka bere mire?

“Do e marrim vesh neser. Humbja ne Udine eshte faji yne. Kemi pesuar gola per humbje perqendrimi momentale. Duhet te bejme me mire duke filluar nga neser.”

Asllani eshte gati? Po Lukaku?

“Per Lukaku kemi pasur nje ngadalesim dhe rikthimi i tij do te ndodhe me vone. Stafi po punon, por do te duhet edhe pak”.

“Asllani eshte i zgjedhur nga une dhe klubi. Po punon shume mire dhe neser do e nise ndeshjen nga minuta e pare”.

“Ne mesfushe kam veshtiresi sepse kam vetem ate, Mkhitaryan, Barella dhe Calhanoglu. Brozovic do mungoje dhe lajmi i keq tjeter eshte se Gagliardini eshte pothuajse jashte per kete ndeshje”.

A e ndjen besimin e klubit ne kete moment?

“Klubi ka qene prane meje gjithmone. Historia ime e tregon qe kur stervis une, rriten te ardhurat, ulen humbjet dhe vine trofete”.

“Kemi ndonje pike me pak, por po punojme dhe koha nuk ka qene shume e gjate. Analiza e djeshme ka qene e redesishme. Do te leme fushen te flase.”

A ndihesh ne rrezik?

“Jemi gjithmone. Cdo ndeshje duhet te marresh vendime te rendesishme. Po kerkojme te punojme me shume dhe me mire”.

Gosens si eshte?

“Kam lojtare qe jane shume mire dhe Robin eshte nje nga keta. Ai me ne fund ka rigjetur kombetaren e tij. Ne te majte kam ate, Dimarco dhe Darmian. Do te bej nje zgjedhje neser”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.