Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi perpara ndeshjes me Romen: “Neser do te na mungoje me siguri nje lojtar. Mourinho eshte…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi perpara ndeshjes me Romen: “Neser do te na mungoje me siguri nje lojtar. Mourinho eshte…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi ka folur diten e djeshme ne konference per shtyp ne prag te Inter-Roma dhe keto kane qene fjalet e tij te plota ne shqip te pergatitura nga Inter Club Albania. 

Keto kane qene fjalet e tij:

Si pergatitet nje ndeshje keshtu dhe cfare pret?

“E dime shume mire qe do te kemi perballe nje nga skuadrat me te forta te kampionatit, jane ne nje moment te madh, sterviten nga nje tranjer qe te gjithe njohim.”

“Ai eshte teper i madh, po ben shume mire te Roma dhe duhet te perballemi me ta me kujdes te madh sepse na pret nje ndeshje shume e rendesishme.”

Si mund te mendohet te hiqet dore nga Correa?

“Ai ka bere nje ndeshje te madhe por te njejten gje kane bere edhe shoket e tij. Kemi edhe nje stervitje dhe do te vendosim.”

“Sot per sot jane te gjithe te disponueshem me perjashtim te nje lojtari: Vidal nuk ja ka dale dot te jete pas nje goditje te marre nga Theo Hernandez ne derbi. Formacionin do e vendos me vone.”

Kjo ndeshja eshte nje hap i madh drejt Scudettos? Me cfare sigurish po shkon perpara?

“Ndeshja me Milan na ka dhene bindje per aftesite tona. Do te bejme nje finale tjeter, do te bejme maksimumin.”

“Ne nuk e kishim humbur kurre besimin si skuader, por kemi marre me pak nga sa kemi merituar per disa ndeshje dhe tani duhet te bejme nje finale sa me te mire te mundemi.”

Cili eshte kualiteti me i madh qe pret nga skuadra?

“E dime shume mire qe mungon nje muaj deri ne fund. Kemi shume ndeshje per te qene te qete. Duhet te perballemi me zgjuarsi.”

“Duhet te leme pas shpines derbin menjehere sepse neser kemi direkt nje skuader qe gjendet shume mire, duhet te jemi te zotet per te bere nje ndeshje te madhe.”

“Nga ketu e deri ne fund do te gjendemi perballe skuadrave qe do te duan te na vendosin ne veshtiresi te medha.”

Ndermjet te nesermes dhe te merkures do te luani gjithcka ne garen Scudetto?

“Kjo jave, duke pasur keto tre ndeshje afer e afer, eshte shume e rendesishme per neve. E dime shume mire qe duhet te jemi te kthjellet.”

“Ne vetem nje jave kemi tre ndeshje, ne shtate dite. Do te kemi ne fund 52 apo 53 ndeshje te luajtura, nje numer teper i larte.”

“Duhet te jemi te zotet qe te pergatitemi sa me mire.”

Inter ka dy ndeshje me shume se rivalet. Eshte kaq negative kjo apo mund te ndhihmoje qe te mbahet lart tensioni?

“Negative jo, sepse kemi nje finale, te tjeret jo. Ne kemi dhene gjithcka qe te ishim ne ate finale. Qartesisht do te donim te luanim me Bolognen kur ishte koha por nuk u lejuam.”

“Tani do duhet te perballemi me ta ne fund te sezonit. Duhet te shohim lojtaret me kujdes, duhen bere sforco.”

Juve-Inter ka qene ndeshja qe ka vendosur kampionatin?

“Jo, ka qene nje ndeshje e rendesishme sepse vinte ne nje moment delikat per neve. Nderkohe, qe nga 8 korriku une ndihem shume i sigurt me djemte e mi.”

“Une e kam thene qe djemte qe prej asaj dite po punojne shume mire, seriozisht. Pas nisjes qe kemi pasur, kemi rritur shume pritshmerite.”

“Do te jete nje rrugetim i gjate plot me te papritura thoja atehere dhe keshtu eshte ende. Duhen sa me shume lojtare per te zgjedhur me te miret.”

Nese do te besh turnover, do te prekesh edhe mesfushen?

“Ne mesfushe lojtaret kane luajtur me shume por une kam pasur fatin te kem edhe Vidal, Gagliardini dhe Vecino.”

“Per dy te fundit eshte folur me pak sepse kane luajtur me pak, por ata jane stervitur mire dhe do te na japin nje dore deri ne fund.”

“Por pa harruar Vidal qe edhe diten e djeshme eshte futur ne loje me se miri. Per fat te keq kur ishte ndeshja 3-0 la kaviljen ne fushe, por urojme te kthehet me heret nga sa parashikohet.”

Nuk eshte folur shume per ndeshjen por per arbitrat. A te ka bezdisur ky fakt?

“Kenaqesia per arritjen e finales ka qene shume e larte. Kemi disa nga arbitrat me te mire ne Europe dhe jemi me fat. Qartesisht mund te gabojne ashtu si gabojme edhe neve.”

“Pastaj, ne harkun e nje kampionati, mendoj se ne fund episodet ne favor dhe episodet kunder peshohen ne menyre te barabarte.”

Cfare pritshmerish ke per Inter-Roma?

“Kjo ndeshje per ne eshte nje finale, e rendesishme shume.”

“E dime qe perballe kemi nje vlere te madhe. Nuk humbet ne Serie A prej shume kohesh. Duhet te pergatitemi shume mire per kete ndeshje?

Ke ndonje ide per te bere qe Gosens dhe Perisic te luajne bashke? Per shembull Perisic mund te luaje si mesfushor?

“Une kam fatin te stervis edhe Gosens edhe Perisic. Te dy jane lojtare shume te medhenj qe gjenden shume mire.”

“I kam lene ne fushe te dy bashke me Veronen ne 20 minutat e fundit. Mund te fus edhe Perisic ne te djathte, por aty kam Dumfries dhe Darmian qe po bejne shume mire.”

“Jam shume i lumtur qe kam mundesi te bej zgjedhje per lojtaret qe jane mire. Eshte nej fat i madh per mua ti kem ne dispozicion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.