Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Spezia eshte nje kundershtar i rrezikshem. Tifozeve i them vetem dicka: qe…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Spezia eshte nje kundershtar i rrezikshem. Tifozeve i them vetem dicka: qe…”
Inter Club Staff

Nuk ka pasur nje konference per shtyp perpara Inter-Spezia, por Simone Inzaghi nderkohe ka folur per ndjesite e tij per Inter TV direkt nga fusha e San Siros.

Keto kane qene fjalet e tij: “Djemte e kane perballuar mire javen. Kane kerkuar qe te perfeksionojne levizjet automatike.”

“Per me shume, kemi rekuperuar Danilon qe nuk ishte ne Lecce. Nuk do te kemi Mkhitaryan, por punojme per te qene mire”.

Skuadra ka mundesi qe te luaje ne disa menyra. Eshte nje aftesi e madhe kjo? Cilat jane armet tuaja me te mira?

“Ne duhet te kemi shume zgjedhje ne fushe. Te shtunen ne finale kemi pasur 4 sulmues ne fushe. Kam lojtare shume te mire”.

“E dime qe ndeshjet fillojne me 11 titullare, por shume here jane teper te rendesishem ata qe futen edhe nga pankina e qe kete sezon jane pese”.

Ne javen e pare te Serie A nuk ka pasur asnje barazim.

“Do te jete nje kampionat shume i luftuar. Te gjitha skuadrat luajne per te fituar. Ne fakt ne 10 ndeshje eshte e vertete, ska pasur asnje barazim. Disa ndeshje nderkohe jane vendosur ne fund fare, jo vetem e jona”.

Ne te paren ne shtepi vjen Spezia, nje skuader qe ka ndryshuar shume…

“Do te jete nje ndeshje e komplikuar. Spezia eshte nje skuader ne shendet te plote dhe qe ka bere mire edhe ne Kupen e Italise”.

“Kane nje tranjer teper te mire. Eshte shume i pergatitur dhe lojtaret i ka ne kontroll”.

Nje mesazh per tifozet?

“Ne do te perqafohemi perseri me ta neser dhe do te jete emocionuese. Kemi kete raport te shkelqyer me tifozet qe eshte krijuar gjate sezonit”.

“Verdalle neper Itali na kane ndjekur kudo. Ka ndodhur edhe ne Lecce. Mezi po presim ti takojme, do te jete nje atmosfere shume e bukur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.