Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

679 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ta festojme kete fitore por kemi vertete nje problem te madh. Nuk mund te…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ta festojme kete fitore por kemi vertete nje problem te madh. Nuk mund te…”
Inter Club Staff

Nje tjeter fitore per Interin ne minutat e fundit dhe kesaj radhe tre piket vine nga nje goditje me koke nga Edin Dzeko.

Nderkohe, komenti i pare i Simone Inzaghi per mikrofonat e DAZN ka qene si me poshte:

E keni pritur Dzekon deri ne fund te ndeshjes dhe ky eshte nje sinjal se sa shume rendesi ka ai gol.

“Mendoj se po. Skuadra ka besuar deri ne fund fare. Djemte jane treguar shume te zotet duke marre parasysh periudhen dhe dy ndeshjet qe jane luajtur deri ne minuten e 120.”

“Ta festojme kete fitore por kemi nje problem te madh: fusha ne San Siro po behet gjithmone e me shume nje fushe ku nuk mund te luhet futboll.”

“Tani eshte pushim, klubet duhet te bejne dicka per kete besoj. Nuk eshte nje justifikim, sepse mund te luhet edhe me mire edhe me nje fushe si kjo, nuk ek am per kete.”

“Por prej 20 ditesh ketu nuk luhet dot me futboll. Na detyron qe te nderrojme lojen edhe neve por edhe Milanin.”

“Nuk eshte e drejte, mendoj se klubet duhet te punojne per ta rregulluar.”

Je ti qe i kerkove Lautaros te rrinte lart?

“Une mendoj se ne nivel karakteristikash kemi Sanchez, Correa dhe Dzeko te cilet kane qef te luajne me topin.”

“Lautaro mund ta beje por sot kishim Edin. Lautaro ka bere 70 minuta te nje niveli teper tem ire. Pastaj nderrimet kane qene te rendesishme.”

“Vecino, Dumfries, Sanchez, Dimarco dhe Vidal kane qene vendimtar sepse duhej shtyse ne ate moment dhe ata jane treguar te zotet.”

Fitore te tilla pershkruhen si sinjale per kundershtaret dhe kampionatin. Keto tre pike shkojne pertej?

“Do te thoja qe po. Kemi fituar nente ndeshje nga dhjete. Kemi fituar edhe nje Superkupe ne mes dhe jemi ne 1/8 e Champions.”

“Duam te shkojme sa me lart te jete e mundur, e dime qe duam ta bejme kete gje. Tani le te gezojme kete fitore, te shijojme nja tre apo kater dite pushime dhe me pas te shohim me besim perpara.”

Golat e pesuar duken komplet te rastesishem. Eshte dicka per tu shqetesuar?

“Nese analizojme golat e pesuar te merkuren dhe kete gol sot, do te thoja po. Gjithesesi Henry sot ka bere nje goditje teper te madhe.”

“Duhet te jemi me te hekurt prapa por jane gjera qe ndodhin. Ne po e kontrollonim ndeshjen dhe isha i qete dhe kur pesuam golin skuadra humbi disa ide te cilat i rifitoi shpejt.”

“Kemi barazuar me Barella dhe kemi shenuar me Dzekon qe na jep tre pike teper te rendesishme.”

Gezoheni me shume per fitoren apo per mundesine qe do te keni dy jave me shume per te pergatitur skuadren?

“Kemi fatin qe lojtaret tane do te qendrojne ketu shumica. Me perjashtim te lojtareve qe do te grumbullohen me Italine per te bere nje mini grumbullim dhe amerikano latinet pervec Vidal.”

“Do te kerkojme qe te punojme sa me mire, kemi nje tour de force te rendesishem pas pushimeve. Kishim nevoje per rekuperim pas dy 120 minutave.”

“Duhet ti bej komplimenta edhe Venezias qe sot ka bere je ndeshje te madhe. Na kane shqetesuar shume sidomos ne sulm.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.