Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

561 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Tani qe po stervis Lautaron po e kuptoj. Kisha frike pas Realit se…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Tani qe po stervis Lautaron po e kuptoj. Kisha frike pas Realit se…”
Inter Club Staff

Menjehere pas fitores 6-1 ndaj Bolognes, perpara mediave ka dale Simone Inzaghi i cili ka komentuar keshtu per mikrofonat e DAZN ndeshjen.

Gjithcka ka filluar me nje koment per Dumfries qe ka luajtur nje ndeshje shume te mire.

“Mendoj se ka bere nje ndeshje te madhe. Ka nevoje per pak ambjentim tek Interi por gjithcka ka ndodhur per te me shpejt nga sa e kam menduar ne fillim.”

“Jemi shume te lumtur me te, ka bere nje ndeshje shume te madhe. Kisha frike pas ndeshjes ndaj Real Madrid per djemte, e pranoj. Por keta lojtare kane reaguar ne menyren me te mire te mundshme.”

“Ky inat vjen direkt nga ajo humbje e pamerituar me Real Madrid? Ky inat ju ka kapur edhe ju?

“Ndonjehere duhet te analizosh pa pare rezultatin. Skuadres une i kam thene bravo pas asaj ndeshje.”

“Fusha tregoi se mund te luajme ndaj cdo skuadre. Pastaj eshte normale te nevrikosesh per ate rezultat te padrejte.”

Cfare ndryshoi ne ate ndeshje ne krahasim me sot?

“Mbase me Realin ben 18 gjuajtje dhe nuk shenon por sot per shembull te rasti i pare e kemi zhbllokuar direkt sfiden.”

Ky Brozovic eshte thelbesor?

“Une e lash pak pushim me Genovan dhe pak sot. Por per ne Brozovic eshte i pazevendesueshem. Ka nje motiv pse ai ka luajtur me cdo tranjer qe ka qene tek Interi.”

“Ne ate rol mund te fus Gagliardinin, Vecino, Barella kur ai nuk eshte, por kur ai eshte, eshte thelbesor per neve.”

Po Sanchez, eshte i rendesishem per ty?

“Ai ka punuar me te gjithe grupin gjate javes, eshte nje lojtar shume i madh. Per fat te keq ka pasur nje demtim te ri gjate fazes se pergatitjes.”

“Ai tani po punon fort. Ky 30 minutesh do i beje mire, tani presim lajme te mira edhe nga Correa pas demtimit.”

Sensi?

“Sipas meje mund te luaje goxha mire si mesfushor i dyte ne qender. Ka nje kualitet aq te larte sa ma pelqen ta shoh ne pozicione qe ai mund te beje gjera te medha. E presim edhe ate.”

Sa e rendesishme eshte te kesh dy lojtare te vegjel qe mund te luajne bashke?

“Te gjithe duhet te ndihmojne pavarsisht se kush eshte sulmues. Sot kam dhene mundesi te pushojne komplet Perisic dhe Calhanoglu, por do doja te beja te njejten gje edhe per Dzeko.”

“Gjithesesi ai u fut dhe na ndihmoi shume. Sanchez nuk i ka ende 70 minuta loje.”

Tani qe e sheh nga afer Lautaron, si te duket? Cfare lojtari eshte? Eshte maturuar totalisht?

“E dija qe ishte nje lojtar i rendesishem, por tani qe po e stervis po e kuptoj vertete se sa i rendesishem qe eshte ky lojtar per nje skuader.”

“Jo me kot ai ka bere shume mire edhe ne Argjentine, edhe me kombetaren, por edhe tek Interi ne sezonet e shkuara.”

“Me vjen keq per ate traverse sepse e meritonte edhe ate gol. Gjithesesi, ai vjen nga kombetaret dhe i duhen disa minuta pushim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.