Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, FLET HAKIMI: “Inter me ka frymezuar gjithmone. Conte, cfare tranjeri. Pika e referimit eshte nje ish-lojtar zikalter.”

INTER, FLET HAKIMI: “Inter me ka frymezuar gjithmone. Conte, cfare tranjeri. Pika e referimit eshte nje ish-lojtar zikalter.”
Inter Club Staff

Ai eshte zyrtarizuar muajin e kaluar si blerja e pare e Interit 2020-2021, ndersa prezantimin e pare si lojtar zikalter me videon tradicionale nga Inter Media House e ka marre vetem sot.

Keshtu, Achraf Hakimi ka folur per here te pare si nje lojar i ri i Interit.

Kete gje e ka bere duke u pergjigjur perballe tifozeve te Interit qe kishin derguar foto nga e gjithe bota per te.

Keto kane qene fjalet e tij te plota:

Pse ke zgjedhur Interin dhe cfare pret nga ky sezon?

“Kam zgjedhur kete klub sepse ka nje tranjer qe stervit skuadren ne te njejtin stil qe luaj edhe une.”

“Dhe mendoj se eshte dicka shume e mire. Mendoj se mund te arrijme objektiva te medha dhe mund te tentojme te fitojme kampionatin.”

Cfare mendon per Antonio Conten?

“Qe eshte nje tranjer i madh, me shpirtin e duhur kompetitiv dhe shume i apasionuar pas futbollit.”

“Ka dicka speciale qe ja transmeton si lojtareve por edhe tifozeve. Me shpirtin e tij te motivon, te ben te jesh shume brenda ndeshjes.”

A do te jesh ti pasardhesi i Maicon tek Interi?

“E verteta eshte se Maicon ka qene nje lojtar i jashtezakonshem, me nje fizik te mrekullueshem.”

“Shpresoj qe te vazhdoj ne rrugen e tij dhe te krijoj vete legjenden time qe te kujtohem ashtu si ai ne kete klub.”

Eksperienca ne Bundesliga do te ndihmoje?

“Patjeter, te kesh mundesi te luash cdo jave dhe te ndihesh i rendesishem te ben te marresh besim, eksperience.”

“Mendoj se duhet qe te rritet skuadra por edhe vetja ime. Minutat te ndihmojne.”

E njeh Milanon?

“Jo te gjithen, kam vizituar vetem disa restorante. Ushqimi eshte shume i mire, njerezit me pelqejne. Por do te kem kohe per ta njohur me mire, por jam i bindur qe do te me pelqeje shume.”

Cili ka qene momenti me i bukur i karrieres?

“Fitorja e Champions League me Real Madrid. Dicka qe e kam enderruar qe i vogel. Pastaj boterori i klubeve ne Marok, dicka shume e rendesishme.”

Kush ka qene idhulli yt?

“Marcelo, e them gjithmone. Karakteristikat e tij, menyra e te qenit qe ai kishte me kane ndihmuar shume.”

“Kam pasur fatin ta njoh dhe eshte nje njeri i madh. E ndjek shume.”

Ne cfare pozicioni e gjen veten tende me mire ne fushe?

“Preferoj si lojtar krahu, por do te luaj aty ku do te doje tranjeri. Une jap gjithmone maksimumin per te ndihmuar skuadren, por eshte e vertet qe gjendem me mire si lojtar i krahut.”

Te pelqejne sportet e tjera?

“Po. Luaj ndonjehere paddle me shoket dhe me pelqen edhe basketbolli.”

Si ka qene te luash kunder Interit ne San Siro?

“Nje eksperience shume e bukur: ambienti, tifozet. Tani duhet ta shijoj nga brenda fushes.”

Ka ndonje lojtar nga e kaluara e Interit qe e admiron?

“Samuel Eto’o, edhe pse nuk luante ne rolin tim. Per mua ka qene nje pike referimi edhe sepse eshte afrikan si puna ime. Ka bere historine ne futboll.”

Si mendon se do gjendesh ne 3-5-2 e Contes?

“Mendoj se do te adaptohem mire, edhe tek Borussia ne vitin tim te fundit luaja me kete modul. Do te provoj te ndihmoj skuadren.”

A njeh ndonje lojtar te Interit?

“Po, i kam ndjekur shume ndeshjet e ketij sezoni por kam ndjekur edhe skuadren qe ka fituar Champions.”

“Eshte nje klub historik, me ka frymezuar gjithmone, me gjithe keta lojtare te medhenj qe kane veshur kete fanelle. E une i njoh te gjithe.”

Cfare ke menduar kur erdhi oferta e Interit?

“E kam perjetuar si nje mundesi per tu rritur akoma me shume. Kjo eshte nje skuader historike, me tifoze qe jetojne futbollin ne menyre speciale.”

“Per mua eshte nje hap perpara dhe nuk mendoj se kam gabuar: ky eshte nje klub i madh, me nje ambjent te shkelqyer.”

A frymezohesh nga ndonje lojtar?

“Marcelo”

A ke ndonje pseudonim?

“Jo, te Real me therrisnin thjesht Hakimi.”

Per ke skuader ke bere tifo kur ke qene i vogel?

“Per Real Madrid, kam qene gjithmone aty, qe kur kam qene 7 vjec, jam rritur aty dhe fale tyre jam lojtari qe jam sot.”

Te pelqen kuzhina kineze?

“Po, do me duhet ta riprovoj perseri.”

Cilet jane objektivat e ketij sezoni?

“Dua te fitoj kampionatin, sepse e di qe nuk fitohet prej shume vitesh. Pertej Champions, dua Serie A.”

“Pastaj objektiv personal kam qe te zhvilloj nje sezon te madh.”

Cilat diferenca mendon se ka ndermjet Bundesliges dhe Serie A?

“Mendoj se ketu do te permiresohem shume sepse perdoret me shume taktika ne krahasim me Gjermanine.”

Me i shpejte ti apo Davies?

“Nuk e di, por eshte nje kenaqesi ta shohesh ne fushe ate. Jemi te dy te shpejte.”

Cfare pret ne derbi?

“Te fitoj. Duam qe Milano te jete e gjitha zikalter.”

Nje mesazh per tifozet e tu te ri?

“Jam ketu per te bere me te miren dhe per ti bere te gjithe te lumtur. Shpresoj qe te bejme gjera te medha gati dhe te fitojme menjehere ndonje titull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.