Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

220 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi ne prag te Atalantens: “Skuadres i kam kerkuar dicka te vetme: nuk dua qe ata te mendojne per…”

Inter, flet Inzaghi ne prag te Atalantens: “Skuadres i kam kerkuar dicka te vetme: nuk dua qe ata te mendojne per…”
Inter Club Staff

Asnje konference per shtyp per Simone Inzaghin qe gjithesesi eshte ndalur ne mikrofonat e Inter TV per te folur per ndeshjen e madhe ndaj Atalantes qe eshte ne program sot ne oren 18:00 ne San Siro.

Fitorja ne Firence cfare te ka lene?

“Une mendoj se fitorja e se martes ka qene e rendesishme. Pavarsisht se ne gjysme oreshin e pare kemi vuajtur, ne kemi mbetur te kthjellet.”

“Kemi pare nje reaksion te madh, prej skuadre te rendesishme: ishim ne nje fushe te veshtire, u donte shume pune.”

Do te besh turnover?

“Sot ka nje ndeshje te madhe. Stervitja dje ka qene e rendesishme. Kam pare gjendjen e skuadres. Do ta vendos me qetesi formacionin.”

Cfare skuadre eshte Atalanta?

“Nje skuader shume e mire, nuk te dhuron asgje. Duhet te tregohemi shume te zotet. Uria duhet te beje diferencen.”

18 gola me 11 shenues te ndryshem ne 5 jave kampionati.

“Me behet qefi, une kerkoj ti perfshij te gjithe. Kam pasur fatin te kem lojtare teper te mire qe e gjejne veten gjithmone gati.”

“Titullaret jane gjithmone e me pak me pese zevendesimet prandaj duhen sinjale te mira nga te gjithe.”

Ke shume zgjidhje ne sulm.

“Ne kerkojme te pergatisim sa me mire gjerat. Kam pasur fatin te kem ne dispozicion nje skuader te madhe. Kerkoj te evoloj akoma me shume skuadren.”

Te marten ne Kiev ka nje ndeshje te rendesishme.

“Skuadres i kam kerkuar dicka te vetme: nuk dua qe ata te mendojne per kete. Ne fillim eshte Atalanta. Luajme cdo dy dite, nuk mund te kapercejme ndeshje e te mendojme keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.