Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “I thashe lojtareve qe po gabonim. Ata ne pjesen e dyte bene gjithcka qe…”

Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “I thashe lojtareve qe po gabonim. Ata ne pjesen e dyte bene gjithcka qe…”
Inter Club Staff

Tre pike te fituara me nje prepotence te madhe, duke kthyer nje rezultat qe ishte i komplikuar qe ne pjesen e pare.

Keto kane qene fjalet e tij pas ndeshjes:

Inter te Inzaghi po sjell nje mentalitet fitues, apo e kunderta?

“Une kam ardhur te nje grup fitues, qe sapo kishte fituar Skudeton. Per fat te mire kisha fituar dicka edhe une me pare.”

“Kemi gjetur njeri-tjetrin me pak fjale. Kemi bere nje fillim sezoni te madh por sipas mendimit tim mund te rritemi akoma.”

“Ne 30 minutat e para kemi punuar me pak, kemi vuajtur ritmin e tyre dhe ne kemi qene poshte ritmit normal.”

“Nje fitore jo e thjeshte ne nje fushe te veshtire.”

A i provoni shume keto goditjet e lira?

“Kemi godites teper te mire. Njerez si Calhanogli dhe Dimarco e pastaj edhe Brozovic qe dine te gjuajne mire. Kemi nje strukture te mire. Duhet ta shfrytezojme.”

Fitore qe vlen me shume se tre piket?

“Me siguri nje fitore shume e rendesishme. Ne kete fushe nuk eshte e thjeshte te luash sepse kane shume entuziazem.”

“Por nuk kemi humbur bashkimin qe kemi. Ne pushim te pjeseve kemi folur shume dhe ne te dyten e dini te gjithe cfare ndodhi.”

Dzeko dhe Darmian duhet te dilnin perpara golit?

“Dzeko jo, por per Darmian po mendonim me stafin dicka. Une kam nje skuader shume kompetitive per fatin tim.”

“Kam edhe Sanchez qe eshte kthyer prej 10 ditesh e po punon mire. Por Perisic nderkohe me pas shenoi kur e futa si sulmues, gje qe nuk e bente prej nje viti. Duhet ndonjehere te ndjekesh instiktin kur je tranjer.”

Cfare i ke thene lojtareve ne pushim?

“Qe po gabonim shume teknikisht. E dinim qe duhet te benim me mire por po luanim keq.”

“I kam thene se nuk duhet te kene ate ritem gjithmone. Pas golit duhet te benim me shume. Nderkohe, pasi doli Gonzales, duhet te kishim shenuar akoma edhe me shume.”

E veshtire ti hiqet Interit Skudeto nga fanella?

“Pas asaj qe ndodhi ne vere, duhet te vazhdojme te punojme. Kam fatin te kem nje klub pas meje qe pasi ka humbur tre lojtare thelbesore si Lukaku, Hakimi dhe Eriksen nuk eshte rrezuar.”

“Ata jane munduar menjehere dhe kemi gjetur lojtare shume te rendesishem dhe funksionale.”

“Kemi bere kater fitore dhe nje barazim. E mbani mend? Ne vere askush nuk tha nje gjysme fjale per ne. Eshte folur shume pak per Interin kete vere, por duhet te vazhdojme qe fjalet ti themi neve ne fushe.”

“Ne jemi gjithmone te bindur te forca jone. Kam gjetur lojtare qe punojne ne menyren me te mire te mundshme.”

“Tani duhet te punojme dite pas dite e te mendojme ndeshje pas ndeshje. Duhet te mendojme per Atalanten qe e kemi perballe pas kater ditesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.