Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet legjenda e portes italiane: “Goli ishte faji i Handanovic? Ja si qendron e verteta: topi ishte…”

Inter, flet legjenda e portes italiane: “Goli ishte faji i Handanovic? Ja si qendron e verteta: topi ishte…”
Inter Club Staff

Luca Marchegiani, legjende e portes italiane, ka folur per Atalanten dhe Interin.

Ai ka qene komentatori teknik per Sky Sport ne naten e djeshme te emisioni ‘Club’, dhe keto kane qene fjalet e tij:

Handanovic mund te bente me mire te ai gol i pesuar ndaj Atalantes?

“Topi nuk dukej i shpejte, por ishte i papritur dhe kaloi poshte kembeve te mbrojtesit.”

“Kur kjo gje ndodh zakonisht portieri humbet gjysme sekondi reagim. Eshte nje kend ku ti nuk llogarit dot se ku do te shkoje topi.”

“Nuk e shikon, dhe nese ai top kalon poshte kembeve, portieri humbet nje kohe ne hedhje dhe nuk hidhet ne menyre te plote.”

“Keto gjera duhet te vihen ne dukje kur flasim per kete.”

Cfare Interi ke pare?

“Nuk e kam pare ne 100% te saj. Eshte nje skuader e kujdesshem qe te mos lere hapsira dhe kerkon qe te qendroje e bashkuar e nuk hapet me si ne fillim qe te mos rrezikoje prapa.”

“Por loja sulmuese ka qene teper e limituar te dy sulmuesesit, qe nuk kane arritur nderkohe te ndertojne shume.”

“Ndeshja ka qene e ekuilibruar, rezultati eshte i sakte.”

Cfare prisni me shume nga Alexis Sanchez?

“Nuk ishte nje ndeshje e thjeshte per te sepse Atalanta te ben presing te larte dhe ti merr disa goditje gjate gjithe kohes.”

“Kujtoj vetem nje driblim te Sanchez. Nuk eshte me lojtari qe ka qene dikur. Eshte e thjeshte per te gjithe te luash me hapsira perpara, por akoma me e veshtire te krijosh.”

“Nga nje skuader e dorte pritet gjithmone te kete mundesi te fitoje ne cdo situate. Kete presim nga Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.