Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet per here te pare Conte: “Tensione me Interin? Gabim, perballje per te miren tone. Per Eriksen ju them…”

Inter, flet per here te pare Conte: “Tensione me Interin? Gabim, perballje per te miren tone. Per Eriksen ju them…”
Inter Club Staff

Per here te pare ne sezonin e ri, Antonio Conte ka bere prezantimin e tij perpara mediave.

Perkrah tij ka qene edhe administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta. Ata te dy kane qene protagonist ne konferencen per shtyp qe po vjen te ju ne shqip nga stafi i Inter Club Albania.

Keto me poshte kane qene pyetjet e gazetareve dhe pergjigjet e teknikut zikalter.

Si do te perballeni me kete Serie A dhe kush eshte objektivi?

“Me siguri qe kemi punuar shume mire dhe jam i lumtur per keto tre jave qe kemi pasur per te pergatitur sezonin.”

“Kemi qene nje nga skuadrat qe e kemi perfunduar sezonin te fundit, por ne keto jave kemi punuar mire dhe jam i lumtur per deshiren e treguar nga lojtaret.”

“Jemi teper te gatshem per te nisur kete kampionat, me siguri nje kampionat i veshtire ne shume aspekte.”

“Edhe per menyren se si e perfunduam, por edhe per ate qe na pret. Me siguri do te jete nje kampionat i veshtire.”

“Per sa i takon ambicjeve, duhet te jene ato qe do te konfirmojne sezonin e shkuar dhe nese eshte rritur niveli kombetar dhe nderkombetar i Interit.”

“Ne vjet arritem deri ne finalen e Europa League, kemi kerkuar te bejme sa me mire te mundemi e do te vazhdojme keshtu.”

Cila ka qene ndjesia jote ne krahasim me rritjen e ketij sezoni ne krahasim me ate te sezonit te shkuar. E famshmja diference me Juventusin, mendon se eshte ngushtuar?

“Nese flasim per eksperience, Vidal dhe Kolarov jane dy lojtare qe mund ta sjellin tek ne. Hakimi eshte 21 vjec dhe ka nisur nje karriere qe me siguri dp te jete e rendesishme.”

“Gjithcka ne merkato eshte bere ne marreveshje me klubin dhe ne kemi vleresuar nje strategji dhe e kemi zgjedhur kete rruge duke respektuar vendimet e marra bashke.”

“Po punojme ne sintoni totale, duke e ditur se duhet te vazhdojme nje rruge te filluar kohe me pare. Vitin e shkuar Interi ka totalizuar 82 pike ne A, kemi arritur disa rezultate qe tregojne se jemi te besueshem.”

“Kjo do te na jape force dhe kurajo. Do te na beje te kuptojme se rruga e nisur eshte ajo e duhura per ne.”

“Ka nje rruge dhe gjate rruges gjen edhe situata te veshtira e te mos harrojme edhe pandemine.”

“Ne kemi aktualizuar nje strategji qe eshte pranuar nga te gjithe dhe qellimi eshte te bejme cdo gje per te miren e Interit.”

Te kemi pare te qeshur, eshte nje tregues se disa tensione te kaluares jane kaluar?

“Nuk do te flisja per tensione. Ka pasur disa perballje, perballje te mirefillta, mbase duke krahasuar mendimet tona te kunderta.”

“Pak a shume ashtu si ndodh ne cdo familje ku secili ka bindjet e veta, te drejta apo te gabuara qofshin ato.”

“Perballje ka gjithmone, dhe tek Interi ka pasur gjithmone perballje te ndershme. Per ata qe punojne per klubin nga ana ime do te kete gjithmone deshire dhe qetesi per te vazhduar ate qe di te bej me mire: te punoj me lojtaret.”

“Jemi gati per te nisur nje sezon te ri, duke e ditur se do te jete shume me i veshtire se sezonin e shkuar. Por jemi gati.”

Jemi lene me njeri-tjetrin nje muaj me pare me fjalet e tua. Nje muaj me vone sa shume nga ky Inter eshte afer idese tende si klub jashte dhe brenda fushe?

“Vitin e kaluar kemi bere nje rrugetim rritjeje. Eshte e paevitueshme qe duhen kerkuar disa vleresime dhe qe te permiresohen disa situata.”

“Nga ana e te gkjitheve ne ekziston deshira dhe vullneti per tu permiresuar ne cdo gje.”

“Per kete jam shume i lumtur sepse e perseris se perballjet nese kane ne mes njerez inteligjent, te bejne te rriten. E deshira jone ka qene qe te luftonim per te miren e Interit. Prandaj ne fund eshte gjetur nje zgjidhje.:

“Nga kjo ane, jam shume i lumtur sepse po ndjekim nje rrugetim qe kemi nisur bashke.”

“Ne mbetemi bashke dhe po perballemi me disa problematika qe kane ekzistuar e mbase do te ekzistojne, por duke dashur te miren e Interit, kjo gje eshte shume e rendesishme.”

Cfare Eriksen ke pare? A mund te behet nje vlere e shtuar e ketij Interi?

“Te gjithe ata qe jane ketu, nga Eriksen tek Pirola qe eshte djaloshi me i ri ne skuader. Te gjithe mund te behen nje vlere e shtuar per Interin.”

“Nga kjo ane jam shume i lumtur qe kam lojtare te tille sepse lojtaret e mi jane shume profesioniste, lojtare te mire, djem te mrekullueshem.”

“E dine shume mire qe do te jete nje vit i veshtire, i eger, me 60-65 ndeshje potenciale por ata jane gati qe te behen nje vlere e shtuar dhe duhet te behen.”

“Duke e nisur qe nga Handanovic, kapiteni, e duke perfunduar tek Pirola, qe eshte me i riu por qe ka prespektive te madhe.”

Vidal eshte i disponueshem qe te luaje neser? Ne cfare pozicioni e shikon ne fushe?

“Arturo eshte mire, eshte prezantuar ne kushte te mira fizike, taktikisht pastaj eshte nje djalosh qe ka luajtur me pare me mua por qe tani ben edhe gjera te reja ne krahasim me atehere.”

“Eshte inteligjent, ka mentalitet te madh. Ne mesfushen tone mund te beje gjithcka, si nje nga mesfushoret qendrore por edhe me prapa apo me perpara.”

“Ai mund te luaje ne te gjitha rolet dhe jemi te lumtur ta kemi me ne.”

Vitin e shkuar ke thene se kishte vetem 1% mundesi qe te fitoje, sa eshte rritur kete sezon kjo perqindje?

“Behet gjithmone e me e veshtire qe te besh parashikime dhe te japesh perqeindje. Viti ne kaluar me pyetet nese kisha kete motiv qe kisha ardhur tek Interi dhe ju thashe se per mua ishte e rendesishme te degjoja se sa pak mundesi kishim te fitonim.”

“Kisha te drejte, sepse ne ishim protagoniste deri ne fund, u eleminuam ne gjysmefinale nga Kupa e Italise, ne finale te Europa League dhe te dytet ne Serie A.”

“Pra ndjesite e mia ishin te drejta, por me pas fiton vetem nje dhe kjo nuk duhet te erresoje punen e bere deri me tani.”

“Shpesh dhe me deshire mendoj se jam shume i eger me veten dhe harroj te kenaqem per rrugetimin e bere me skuadrat.”

“Mendoj se ne kemi bere nje rrugetim te mire, duhej shijuar me shume, mbase kur e ndjen detyrimin per te fituar kerkon te besh gjithcka per ta arritur fitoren por sic e thash edhe me lart, duhet ta shijoj me shume momentin. Duhet te mesohem me kete.”

“E perseris se per tu permiresuar dhe per tu afruar me fitoren, duhet shijuar momenti. Objektivi eshte qe te qendrojme deri ne fund te kompeticioneve per te provuar per te fituar.”

“Vitin e kaluar eshte folur pak per ate qe eshte bere dhe qe per mua eshte e jashtezakonshme.”

Skuadra eshte qe tani ne lartesine per te fituar apo arrdhja e Kante mund te ndryshoje kartat ne tavoline?

“Mendoj se asnje skuader nuk e ka detyrimin te fitoje edhe sepse asnje tranjer ne bote nuk mund te siguroje 100% se skuadra e tij do te fitoje.”

“Mendoj se skuadrat si Interi kane detyren per te qene protagoniste ama. Kjo do te thote se duhet te jemi kompetitive deri ne fund fare.”

“Pastaj, te tjere faktore vendosin nese ti fiton apo nuk fiton. Mund te bejme nje referim edhe per Europa League, ku mendoj se rasti i Lukaku 15 minuta nga fundi dhe autogoli ndryshuan fatin e nje ndeshje te tere.”

“Kur arrin atje, duhet te kesh edhe pak fat. Nje top qe shkon jashte apo nje top qe futet brenda per nje centimeter, ai e ben difernecen.”

“Por nese fiton nje, ashtu si e thash me pare, fiton edhe eksperience. Duhet te jemi te zotet te kenaqemi me rrugetimin tone dhe ta shijojme, ashtu si po bejme edhe tani, pa forcuar asgje, duke kerkuar maksimumin nga cdo situate si ne vitin e kaluar.”

Cfare ndeshje do te jete ajo neser? Hakimi a do te jete titullar?

“Jam shume i lumtur qe po filloni te flisni per ndeshjen qe do te luajme neser.”

“Perballe gjejme nje skuader shume te forte, qe ka operuar shume mire ne merkato, duke konfirmuar nje tranjer te mire dhe te pergatitur.”

“Nje ndeshje ne te cilin ne duhet te kemi kujdes te madh. Hakimi eshte nje lojtar qe ka potencial te rendesishem, eshte e paevitueshme si per te gjithe te ardhurit e rinj qe duhet ti presim pak sa te perfshihen totalisht ne mekanizmat e rinj.”

“Ka shume per te punuar por e ka treguar qe tani potencialin. Ne kete pjese te pare te sezonit do te jete e rendesishme qe te punoje mire ne cdo aspekt. Ai dhe te gjithe te ardhurit e tjere.”

“Kemi tre ndeshje ne 10 dite, disa do i luaje, te disa do te futet me vone. Nuk dua te jap asnje avantazh per kundershtaret duke thene kush do te luaje e kush jo.”

Cfare mendoni per eksperiencen e re te Andrea Pirlos si tranjer?

“Sinqerisht ajo qe mund te them se kam nje respekt te madh per Andrean. Edhe per profesionistin por edhe per njeriun duke folur per te ne cdo aspekt.”

“Per sa i perket te tjerave, do te jemi kundershtare dhe ashtu si e kam thene edhe ne te kaluaren, kenaqem kur shikoj ish-futbolliste te mi qe behen tranjere sepse mendoj se po me iken koha (qesh).”

“Por me behet qefi dhe jam i lumtur per Andrean per kete mundesi te madhe qe ka marre.”

Nje vit me pare shkoi keq eksperimenti me Perisic ne krahun e majte. Cfare ka ndryshuar ne kete sezon dhe si e ke gjetur?

“Jam shume i lumtur per Ivan sepse ka bere nje eksperience te madhe te Bayern Munich dhe i ka ndihmuar ata te fitojne tre trofe.”

“Tani eshte rikthyer me deshire te madhe per te luajtur per Interin, te na ndihmoje dhe qe te vihet ne dispozicion te skuadres.”

“Jam i lumtur sepse e shoh qe ka kete deshire te madhe sepse kur ka entuziazem, gjithcka behet me e thjeshte edhe per tranjerin.”

Kohe me pare na ke thene se nuk e dime se cfare ke bere per te marre Lukakun. Po e beni te tille gje edhe per Kante?

“Kane ndryshuar koherat. Romelu ishte i rendesishem per mua atehere por edhe per Marotten dhe Ausilion.”

“Ne fund ja kemi dale qe te bindim edhe presidentin per te marre Romelu dhe mendoj se kemi pasur te drejte.”

“Operacione si ato te shtojne besueshmerine ne drejtim te klubit. Ne drejtim te presidentit. Por per sa i preket merkatos, do te flase Marotta.”

“E dime se kush eshte strategjia jone. Jemi te gjithe te bashkuar, jemi ‘martuar’ me kete projekt tashme.”

“Kur gjerat jane te qarta dhe tregohen ne menyren e duhur, duke thene te verteten, nuk mund te mos gjesh lumturine dhe te jesh i kthjellet.”

“Kjo gje na shtyn qe te jemi akoma me te bashkuar dhe per te gjetur zgjidhje per te miren e Interit. Duke respektuar edhe nje strategji te bere se bashku me klubin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.