Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet perseri Inzaghi: “Reagimi i Bastonit? E kuptoj totalisht. Por si fillim duhet ta dini se une si tranjer jam…”

Inter, flet perseri Inzaghi: “Reagimi i Bastonit? E kuptoj totalisht. Por si fillim duhet ta dini se une si tranjer jam…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi, tranjeri i Interit, pasi eshte ndalur per Sky Sport, eshte ndalur edhe per DAZN, ku ka folur gjithashtu ne ne interviste tjeter per mediat.

Keto kane qene fjalet e tij:

Ka qene nje ndeshje e veshtire qe ne fillim. Kush ka qene veshtiresia me e madhe qe Inter ka ndjere sot ne loje?

“Ka qene nje Udinese me me shume deshire se Inter dhe ka merituar te fitoje. Eshte nje humbje qe na ben shume keq”.

“Por si fillim duhet ta dini se une si tranjer jam pergjegjesi i pare. Nuk shkojme gjekundi keshtu, kemi humbur tre ndeshje nga shtate”.

“Duhet te marrim pergjegjesine dhe i pari jam une. Duhet ta analizojme kete humbje per te kuptuar si mund te shkohet para. Une i pari”.

Ndryshime per kartonat e verdhe qe ne minuten e 30?

“Po, ata ishin shume ne veshtiresi dhe mendova ti nderroj. Mbase duke bere nje gabim ne ato raste mund te luanim me nje lojtar me pak… Por e ka paguar Bastoni dhe Mkhitaryan”.

Po reagimi i Bastonit?

“E kuptoj absolutisht. Por ne ate moment duhet te sistemoja skuadren pa nderruar modulin. Kam vene brenda dy elemente shume kompetitive si Gagliardini dhe Dimarco qe kane luajtur shume mire”.

Feeling me skuadren eshte i paprekur ne krahasim me sezonin e kaluar?

“Absolutisht po. Duhet te bejme me mire, edhe pse duke pare klasifikimin jemi te gjithe fajtor per kete”.

Roma dhe Barcelona jane thelbesore tani per sezonin e Interit?

“Absolutisht, per keto duhet te pergatitem me shume pak lojtare duke shpresuar se javen e ardhshme do te vine te gjithe shendoshe e mire nga Kombetaret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.