Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

907 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Sanchez per here te pare: “Ja pse u transferova tek Interi. Sekreti? Eshte nje dhe i vetem.”

Inter, flet Sanchez per here te pare: “Ja pse u transferova tek Interi. Sekreti? Eshte nje dhe i vetem.”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Inter TV, Alexis Sanchez ka treguar te gjithe lumturine e tij per aventuren e tij me fanellen zikalter. 

Keto kane qene fjalet e tij te para si nje lojtar i Interit.

Rikthehesh ne Itali pas shume eksperiencave jashte shtetit. Sa ka ndryshuar Sanchez nga ai i Udines?

“Me pelqen shume futbolli dhe me ben te jem i lumtur. Tani jam ketu, ne nje klub te madh me shume lojtare te zotet. Pastaj me Lukakun une njihem tashme, jemi shoke. Shpresoj te fitojme dicka.”

Cfare kampionati eshte Premier League? Cfare shenje te ka lene?

“Ne Premier League vrapojne te gjithe, ka intensitet te larte. Kjp me pelqen shume atje. Mendoj se kjo i jep avantazhe edhe atyre ne Champions League, eshte nej futboll i ndryshem.”

Asamoah, Handanovic dhe Lukaku: tre lojtare qe ti njeh tek Interi.

“Asamoah nuk fliste shume, nderkohe tani flet shume. Person i mire. Edhe Handanovic eshte nje kapiten qe te karikon gjithmone para ndeshjeve dhe deshiron te beje grup. Lukakun e kam njohur tek Mancheser: flasim shpesh, rrime shume bashke, eshte miku im ai. Por edhe Candreven e njoh qe nga kohet e Udineses.”

Sa deshire ke qe te luash me Interin?

“Shume, shume deshire per te luajtur dhe per te fituar dicka. Prandaj u transferova ketu, per te ftuar. Duhet te luftojme, te rrime bashke e te qendrojme te bashkuar. Kjo ka rendesi ne fund. Sekreti ne futboll eshte nje dhe i vetem: nje grup i bashkuar.”

Grupi i Champions League shume i veshtire. Eshte edhe ish-skuadra jote Barcelona.

“Eshte nje rast special per mua, une atje kam fituar shume. Eshte nje ndeshje e veshtire, por kemi besim se mund te fitojme.”

Nje mesazh per tifozet e Interit?

“Te gjithe ne do te bejme te gjithe me te miren tone per te fituar dicka kete sezon. Ky eshte motivi per te cilin une jam ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.