Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Skriniar: “Icardi eshte rikthyer ne stervitje? E verteta eshte se ne si skuader me te nuk kemi asnje problem me te.”

Inter, flet Skriniar: “Icardi eshte rikthyer ne stervitje? E verteta eshte se ne si skuader me te nuk kemi asnje problem me te.”
Inter Club Staff

Pas 40 ditesh shume te gjata, dje me ne fund Mauro Icardi eshte rikthyer ne skuader dhe eshte stervitur gjate gjithe kohes me skuadren. 

Ceshtja e ish-kapitenit ka mbajtur te mberthyer dite pas dite tifozet zikalter pas telefonave te tyre per shkak te lajmeve te ndryshme qe dilnin ore pas ore.

Qe prej kohes qe Mauro Icardit ju hoq shiriti, ai e pati shume te veshtire per me shume se nje muaj te rikthehej e te stervitej me skuadren.

Por me sa duket tashme cdo gje ka marre fund dhe sot Icardi eshte stervitur edhe bashke me Ivan Perisic, nje prej lojtareve qe mendohet se Icardi ka probleme ne grup.

Per kete ceshtje sot ka folur dhe Milan Skriniar i cili prekur edhe ceshtjen e ish-kapitenit dhe ka thene se grupi nuk ka ndonje problem ne vecanti me te.

Keto kane qene fjalet e tij per mediat vendase dhe Sport.sk: “Icardi eshte rikthyer te stervitet me skuadren? Shume mire, ne si skuader nuk kemi asnje problem me te si lojtar.”

“Cfare ka ndodhur? Per kete duhet te pyesni Icardin, jo neve. Ne si lojtare nuk kemi ndonje gje me te dhe as ai nuk ka ndonje problem me ne.”

“Por i takon vetem atij qe ta zgjidhe kete ceshtje” – keshtu eshte shprehur mbrojtesi sllovak qe nuk eshte zhbalancuar shume rreth kesaj ceshtje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.