Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet zbuluesi i talenteve: “Doni te dini se si e solla Milan Skriniar ne Itali? Gjithcka nisi me nje…”

Inter, flet zbuluesi i talenteve: “Doni te dini se si e solla Milan Skriniar ne Itali? Gjithcka nisi me nje…”
Inter Club Staff

Riccardo Pecini, drejtori sportiv i Spezias sot, ka folur per mediat dhe ka treguar per mikrofonat e Secolo XIX tratativen per te sjelle ne Itali, Milan Skriniar.

Ai sot eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit: “Mua ma kishin sinjalizuar disa scout te Zilinas ne ate kohe lojtarin.”

“E ndoqa edhe vete fillimisht me kombetaren dhe me pas dhe ne kampionat. Ne ate kohe punoja per Sampdorian.”

“I thashe Carlo Ostit qe e kisha ndjekur dhe kisha nje kontakt. Diku drejt nentorit, ishte 2015, shkuam per ta pare ne nje ndeshje te Zilines kunder Trencin dhe mbetem te habitur.”

“Pastaj ishte mundesia per ta pare ne Reggio Emilia me nje ndeshje ndaj Italise Under 21. Nuk ishim shume me fat sepse doli per shkak te nje demtimi.”

“E dergova vete perpara tratativen me presidentin e klubit. 1,2 milione euro me nje shume te vogel per nje shitje ne te ardhmen. Por ne ate mes fituan te gjithe: edhe ata edhe neve.”

“Me behet qefi shume per ardhjen e tij ne Itali dhe per formen qe po kalon tek Interi. E kemi ndjere qe ne fillim cilesine e tij.”

“Ai eshte shume i sigurt dhe shume i forte. I pabesueshem ne shume raste kur ti mendon se sulmuesi eshte ne avantazh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.