Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, frike e madhe se mos Chelsea ben nje oferte marramendese ‘all in’: “Ja detajet. Nga Anglia nuk…”

Inter, frike e madhe se mos Chelsea ben nje oferte marramendese ‘all in’: “Ja detajet. Nga Anglia nuk…”
Inter Club Staff

Me sa duket, sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, Chelsea prezanton nje rrezik shume te madh per Interin.

Zikalterit ne kete moment nuk duan te shesin asnje lojtar, duke tentuar te mbajne te gjithe titullaret per kete merkato, por nje shqetesim jo i vogel vjen nga Anglia.

“Ne kete moment qe po flasim, skuadra me aktive ne merkato ne Angli eshte ajo e Chelsea, qe ka pare goxha per te shpenzuar”.

“Ata jane djegur ne shume objektive nga skuadra e Barcelones dhe per kete arsye, nuk e kane plotesuar ende skuadren e tyre”.

“Tani, rreziku eshte qe Chelsea te beje vertete nje oferte qe ne gjuhen e pokerit do te quhej pa frike ‘all in’ per menyren si do te behej”.

“Nga Anglia ka edhe nga ata qe betohen se Chelsa do te beje nje oferte te vetme per tre lojtare te Interit”.

“Shifrat? Rreth 140 milione euro per te marre me nje goditje te vetme Skriniar, Dumfries dhe Cesare Casadei”.

“Por nderkohe, nga Italia dhe me ne vecanti, nga Milano, thone se keto jane thjesht zera taboidesh dhe Inter nuk ka marre asnje sondazh per lojtaret e tjere pervec Casadeit. Duket fantacalcio, por te shohim sepse koha do e tregoje nese eshte keshtu”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.