Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Galatasaray, Nagatomo nderhyn vet per tratativen. Nje sms agjentit: “Dua te luaj te…”

Inter-Galatasaray, Nagatomo nderhyn vet per tratativen. Nje sms agjentit: “Dua te luaj te…”
Bujar Berishaj

Pervec te rinjeve, nje tjeter lojtar qe mund t’i siguroj Interit nje plusvalence eshte edhe Yuto Nagatomo.

Japonezi u transferua ne Turqi te Galatasaray gjate merkatos se dimrit si huazim me te drejte blerje. Impakti i tij ne Stamboll ka qene i mire dhe Fatih Terim deshiron ta kete ate akoma ne ekip.

Ne ditet e fundit Inter dhe Galatasaray jane perpjekur per te gjetur nje marreveshjes per transferimin e japonezit (i cili deshiron te qendroj ne Turqi) por pa sukses.

E tani duket se eshte vet lojtari qe ka intervenuar personalisht ne tratativen mes Interit dhe Galatasarayt. Ashtu sic raporton gazeta turke Fotomac, Nagatomo i ka derguar nje mesazh agjentit te tij Roberto Takada duke i kerkuar qe te bej gjithcka qe ai te qendroj ne Turqi.

“Dua te luaj te Galatasaray”, ka qene mesazhi i shkurter por i qarte nga mbrojtesi 31 vjecar.

Interi synon ta shes Nagatomon te Galatasaray por vetem sipas kushteve te tyre duke kerkuar nje shume prej 4 milione euro per ta lene ate te lire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.