Inter, Galliani hidhet ne sulm per nje super talent zikalter? “Ai ka bere oferten e pare: Marotta po mendohet…”
Lorenzo Pirola eshte shume afer qe te largohet nga Interi ne huazim per tu rikthyer me pas pas nje sezoni.
Sipas asaj qe tregon Gianluca Di Marzio, ne fakt, ne oret e fundit, Monza e Silvio Berlusconit ka bere nje tentative te mirefillte per lojtarin e talentuar zikalter.
Ai ka lindur ne vitin 2002 dhe konsiderohet nga Antonio Conte si e ardhmja e mbrojtjes se Interit, por me sa duket, nje huazim per nje sezon te tere ne Serie B ku mund te luaje titullar, mund te jete nje plus shume i madh per te gjithe.
“Kontaktet ne shtepine Inter me ish-drejtuesin e rendesishem te Milanit, Adriano Galliani kane qene te shpeshta.”
“Po kerkohet qe te gjendet nje marreveshje per transferimin e lojtarit te lindur ne vitin 2002 dhe qe eshte aq shume i vleresuar nga Conte.”
“Ai eshte stervitur rregullisht ne skuadren e pare dhe ne kete sezon eshte vendosur qe do te luaje pikerisht ne kete skuader dhe jo me primaveren.”
“Por kjo kerkese e Gallianit dhe siguria qe ai shpreh se lojtarin e pret nje sezon si protagonist dhe titullar ne Serie B me Monzen, ka bere qe Interi te mos kete shume dyshime.”
“Por fjala e fundit i takon Marottes, qe ka kerkuar edhe pak kohe te mendohet. Te pakten deri ne daten 5.”