Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati 25 milione euro per super goditjen ne Serie A? “Mund te vije me formulen ‘Marotta’…”

Inter, gati 25 milione euro per super goditjen ne Serie A? “Mund te vije me formulen ‘Marotta’…”
Inter Club Staff

Inter vazhdon qe te shohe me kujdes verdalle dhe eshte ne kerkim te nje zevendesi per Dzeko per merkaton dimerore.

Zikalterit po kerkojne nje sulmues dhe nje nga emrat me te ndjekur ndodhet ne Serie A ku po ben shume mire me Sassuolon.

Ai eshte Gianluca Scamacca, i cili ka qene edhe autor i nje dopiete diten e djeshme ndaj Genoas ku ka luajtur shume mire.

Cmimi i vendosur eshte 25 milione euro dhe eshte nje shifer e veshtire kjo per tu perfituar ne merkaton e dimrit e mbi te gjitha, per tu shpenzuar nga Interi (e pamundur).

Kete e tregon Calciomercato.com sot e cila zbulon edhe detaje te tjera ne lidhje me kete ceshtje: “Pas tentatives se Juventusit, lojtari ndiqet me kujes nga Interi.”

“Zikalterit po shohin mundesi se si te sigurojne ate nese zgjidhet nyja qe quhet Alexis Sanchez i cili nuk eshte i lumtur ne Milano.”

“Sulmuesi i pelqen shume Marottes i cili e do ne huazim me te drejte blerje e gjithcka mund te arrihet fale miqesise se Marottes me Carnevalin e Sassuolos.”

“Po, sepse Interi do duhet te perballet edhe me konkurencen e Fiorentines qe e shikon veten te dorezuar per Vlahovic dhe e shikon Scamaccen si zevendesuesin perfekt.”

 

“Ne vere Fiorentina e kishte provuar gjithashtu por u terhoq sepse Sassuolo kerkoi plot 35 milione euro per te.”

“Me tete ndeshje totale te luajtur me Dionisin, ai ka luajtur shtate si zevendesues. Kjo do te thote se nuk e ka vendin e sigurt. Por ne ate qe e nisi si titullar, ai shenoi dy here.”

“Prandaj sulmuesi po mendon te ndryshoje ambient dhe e shikon veten me mire si zevendesues se Dzekos se sa nje zgjedhje e dyte te Sassuolo.”

“E gjithcka mund te arrihet fale ‘formules Marotta’ i cili mund ta siguroje ate fale mardhenieve te mira me Sassuolon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.