Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati dy ndryshime ne formacion neser ndaj Spezias? “Conte po mendon te ule ne stol…”

Inter Club Staff

Me sa duket Interi mund te luaje me dy ndryshime te rendesishme ne ndeshjen e neserme ndaj Spezias.

Kete lajm e ka dhene diten e sotme Tuttosport, e cila kaa dhene te rejat e fundit per sa i perket kesaj ndeshje.

Sipas tyre, edhe ne kete ndeshje do te mungoje Aleksander Kolarov, i demtuar, bashke me Arturo Vidal qe vazhdon te kete probleme ne gju.

Te dy ata kane kohe qe mungojne dhe Conte nuk mendohet se do i kete ne dispozicion ne javet e ardhshme.

Gjithesesi, eshte koha te perqendrojemi te Spezia-Inter, ku Conte po mendon te beje dy ndryshime te rendesishme ne kete takim.

I pari eshte Ivan Perisic, qe do te zevendesoje Matteo Darmian, nje ndryshim ky qe ka disa dite qe pritet te ndodhe ne kete ndeshje.

Nderkohe, me sa duket Conte ne sulm po mendon edhe per dicka surprize: Alexis Sanchez ne vend te Lautaro Martinez.

Keshtu, formacioni zikalter mund te jete ky neser: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Eriksen, Brozovic, Perisic, Alexis dhe Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.