“Inter, gati dy shitje per te arritur te endrra e madhe e Marottes ne mesfushe? E konsideron perfekt per…”
Flitet prej shume kohesh per interesimin e Interit ne drejtim te nje prej lojtareve me te talentuar aktualisht ne Europe.
Edhe vete agjenti i tij e ka pranuar se Interi po e ndjek me kujdes: po flasim per Teun Koopmeiners, talentin e kristalte te futbollit hollandez.
Mesfushori qendror i AZ Alkmaar, duket se eshte perfekt per te vazhduar rrugetimin e Brozovic tek Interi.
Pikerisht per kete arsye Beppe Marotta po e ndjek me shume kujdes lojtarin dhe e konsideron perfekt per Interin e Contes ne te ardhmen. Por cfare po ndodh ne kete moment?
“Perpara se Interi te hidhet ne sulm per kete goditje, Interi ka nevoje natyrisht edhe per disa shitje te rendesishme.”
“Keshtu, dy jane shitjet e menduara ne mesfushe per te liruar vend per talentin e madh hollandez te AZ.”
“I pari eshte Vecino dhe i dyti eshte Vidal. Ne kete moment edhe Roma eshte e interesuar shume per Teun Koopmeiners, por Interi eshte dicka tjeter ne krahasim me romanet per lojtarin.”
“Marotta dhe Ausilio e kane zgjedhur ate si nje profil perfekt per Interin dhe idene e futbollit qe ka Conte per zikalterit.”
“Nje oferte pritet sapo Interi te kete zgjidhur ceshtjen e Vidal dhe Vecino. Por pritet te jene pikerisht ata te sakrifikuarit.”