Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati edhe 4 blerje te tjera per Conten? “Marotta po tenton gjithcka, deshiron te dhuroje nje ‘Lukaku’ tjeter.”

Inter, gati edhe 4 blerje te tjera per Conten? “Marotta po tenton gjithcka, deshiron te dhuroje nje ‘Lukaku’ tjeter.”
Inter Club Staff

Do te jete nje jave e fundit totalisht e nxehte per Interin: jane ore te ethshme per klubin zikalter qe eshte gati ti dhuroje Antonio Contes edhe plot… kater blerje te tjera.

Pa harruar edhe ceshtjen e shitjeve, nje kusht i rendesishem per te bere merkato hyrese te nje niveli te larte.

Kete gje e shkruan Tuttosport, e cila shpjegon me pas edhe detajet: “Do te kete edhe kater blerje te tjera per Conten.”

“Nje konfirmim per kete vjen direkt nga merkato, ku Interi po tenton te kenaqe tranjerin dhe kete gje e tregon edhe blerja e Hakimi, Kolarov dhe Vidal: te tre ata ishin deshire direkte e teknikut.”

KANTE – “Ai eshte objektivi i madh i Contes per mesfushen, duke pare se edhe Chelsea e ka hapur rrugen per shitjen e tij.”

“Gjithesesi, problemi i madh eshte se per te duhen 50 milione euro dhe nje rroge prej 8 milione eurosh per lojtarin.”

“Nje marreveshje qe do te ishte ekonomikisht shume e rendesishme per Suning dhe qe do te ishte per Conten ‘Lukaku’ i kesaj merkatoje.”

“Kjo duke pare se deshira e Contes per Kante eshte po aq e madhe sa ajo e nje vere me pare per Lukaku.”

“Por pertej tij, Interi mban te nxehta edhe alternativa te tjera (Thomas nga Atletico, Sissoko nga Tottenham, Tolisso i Bayern apo edhe Manuel Locatelli i Sassuolos, nje klub historikisht shume afer Beppe Marottes.”

AKS I NXEHTE – “Nderkohe, zevendesuesi i mundshem i Skriniar eshte nje ceshtje tjeter.”

“Eshte shume i shtrenjte Milenkovic i Fiorentines: ne kete moment, njeriu i duhur per te zevendesuar sllovakun duket Smalling qe eshte ne largim e siper nga United.”

“United eshte nje klub me te cilin Interi ne keto vite ka pasur marreveshje teper te rendesishme.”

“Nje nder to, ndoshta me e mira, ka qene ajo per Sanchez, qe erdhi ne Milano me parameter 0.”

“Lojtarin e kerkon edhe Roma, por nese Interi futet ne gare, edhe per ate vete nuk do te kishte dyshime se ku te shkonte.”

“Pastaj, nuk duhet harruar edhe nje blerje e sigurt nga Parma: do te vije Matteo Darmian, i cili eshte konfirmuar perpara ndeshjes me Bolognen nga drejtori soportiv Marcello Carli.”

“Ish-nxenesi i Contes ne kombetaren e kalter, do te firmose nje kontrate 4 vjecare me 2 milione euro ne sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.