Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati goditja ne sulm qe kushton 25 milione euro? “Eshte i preferuari i Marottes: do te vinte direkt sepse…”

Inter, gati goditja ne sulm qe kushton 25 milione euro? “Eshte i preferuari i Marottes: do te vinte direkt sepse…”
Inter Club Staff

Perpara duhet te largohet Alexis Sanchez dhe me pas do te kete nje dhurate per Simone Inzaghin ne sulm.

Ky eshte plani i drejtuesve zikalter ne kete moment qe jane ne pune kostante keshtu per te menduar menyra se si mund te perforcojne skuadren.

Nderkohe, duket se Beppe Marotta e ka ndare se kush eshte lojtari qe e meriton te investohet ne kete vere edhe per faktin se ai shihet si nje mundesi e mire merkatoje.

“Ka ndodhur edhe ne te kalauren qe Marotta te kete kontakte te rendesishme me drejtuesit e klubit te Sassuolos.”

“Aty luan Gianluca Scamacca, lojtar i kerkuar zyrtarisht edhe ne te kaluaren, e pranuar kjo edhe nga Carnevali, CEO i Sassuolos.”

“Pikerisht per te mund te kemi nje marreveshje te rendesishme ne janar, ku Interi do te siguronte lojtarin ne huazim me te drejte blerje.”

Kete gje e tregon Calciomercato.com sot, e cila jep edhe detaje te tjera per nje marreveshje te mundshme ndermjet paleve.

“Ne janar, strategjia e Interit eshte shume e qarte. Alexis Sanchez eshte gjithmone e me shume nje hap drejt largimit.”

“Kjo do i jepte Marottes dhe Ausilios mundesi per te bere nje goditje ne merkato dhe per te mbyllur nje marreveshje per Scamacca.”

“Gjithesesi, edhe Fiorentina po leviz ne menyre te rendesishme per lojtarin, duke qene se Dusan Vlahovic mund te largohet qe ne kete dimer.”

“Scamacca per ta eshte nje lojtar i rendesishem qe mund te zevendesoje me se miri lojtarin serb qe nuk po pranon te rinovoje.”

“Sassuolo nderkohe eshte shume e qarte nga ana e saj: asnje ulje cmimi per sulmuesin e talentuar por duhen direkt 25 milione euro.”

“Me klubin mund te negociohet vetem formula. Gjithcka duhet te nise nga nje baze prej 25 milione, por ne mes mund te futet edhe nje huazim me pagese.”

“Pra, nese Interi e merr ne kete dimer lojtarin, mund ta marre vetem ne nje huazim rreth 2-3 milione euro me mundesi blerje per 22-23 milione euro pak me vone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.