Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati miliona te tjere nga… Karamoh? “Lojtari ne pronesi te Parmes, por eshte gati te sjelle ne Milano…”

Inter, gati miliona te tjere nga… Karamoh? “Lojtari ne pronesi te Parmes, por eshte gati te sjelle ne Milano…”
Inter Club Staff

Te gjithe e mbajne mend Yann Karamoh, djaloshin qe ne Milano ka premtuar shume dhe ne fushe ka bere gjera te bukura gjithashtu.

Ai doli ne pah gjate kohes se Spallettit, ku luajti edhe disa ndeshje duke shenuar madje edhe nje gol te bukur.

Por me pas asgjeja, dhe disa huazime e pasuan e duke perfunduar ne fund fare i transferuar te skuadra e Parmes.

Nderkohe, ai sezonin e fundit ka qene i huazuar nga Parma te skuadra e Karagümrük ne Turqi ku ka bere mire.

Pikerisht nga ky sezon i mire me Karagümrük, ai ka ndezur interesin e disa skuadrave te ndryshme ne France me ne krye Nantes.

Keta te fundit po shohin te Karamoh nje mundesi te mire per te zevendesuar Ludovic Blas qe eshte transferuar te Lille.

Nderkohe, Karamoh kerkohet edhe nga skuadra te tjera te rendesishme si Espanyol dhe Burnley, te cilat po mendojne gjithashtu nje oferte.

Kujtojme qe Inter e ka blere Karamoh per 10 milione euro nga Caen ne 2018 dhe me pas ne 2020 e ka shitur per 8 milione te Parma.

Por ne momentin e shitjes te Parma, Inter nuk ka kerkuar asnje te drejte riblerje por ka ruajtur 50% shifres se shitjes ne te ardhmen. Keshtu, nese Karamoh do te shitet me vleren e tregut qe sot eshte 5 milione euro, atehere Inter do te perfitonte menjehere 2,5 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.