Inter, gati nje goditje edhe ne porte? “Handanovic eshte ne rrezik: Marotta eshte shume afer blerjes se…”
Kete vere mund te ndodhin me te vertete disa operacione te cuditshme ne shtepine Inter dhe merkato po e tregon kete.
Ne menyre te papritur, diten e djeshme ka dale ne pah nje lajm se Interi eshte shume afer nje goditje te Verona.
Behet fjale per Marco Silvestri, portieri titullar i Verones per te cilin Interi eshte futur keshtu ne tratativa prej disa kohesh.
Ne keto momente po flitet per nje shkembim koke me koke me Ionut Radu, i cili do te shkonte te Verona per te bere titullarin.
“Po Silvestri tek Interi? Ai fillimisht do te vije ne Milano si zevendesi i Handanovic, por do te luftoje me te edhe per nje vend titullari.”
“Normalisht qe sezoni do te filloje me kapitenin titullar, por nese ai nuk do te kete nje rendiment te larte, Silvestri do te jete gati.”
“Poriteri i Verones e ka treguar ne sezonet e fundit se mund te jete nje portier shume i besueshem duke qene se eshte paraqitur mjaft mire.”
“Ai eshte ne skadence kontrate ne 2022 dhe Verona deshiron te mos e humbase me zero e per kete arsye mund te pranoje shkembimin me Radu.”
Burimi: Di Marzio.