Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje largim i papritur nga skuadra? Gazzetta zbulon: “Me sa duket po deshton edhe tentativa per…”

Inter, gati nje largim i papritur nga skuadra? Gazzetta zbulon: “Me sa duket po deshton edhe tentativa per…”
Inter Club Staff

Ne pritje te lajmeve nga takimi qe drejtuesit kane bere me lojtaret diten e sotme, Interi duket se po mendon edhe per rinovimet.

Njeri prej tyre – sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport – qe nuk e ka arritur ende marreveshjen, eshte edhe Danilo D’Ambrosio.

Lojtari eshte ne skadence kontrate deri ne 30 qershor 2021 me nje opsion te vlefshem qe mund te aktivizohet nga Interi per nje vit tjeter.

Ne janar palet ishin shume afer nje marreveshje, duke gjetur edhe nje dakordesi per 2,4 milione euro rroge deri ne 2023.

Por duket se gjerat kane ndryshuar tashme edhe pse atehere u perfol se marreveshja ishte arritur dhe mungonin vetem firmat.

Keshtu, ne kete moment qe po flasim, Interi do e rinovonte kontraten me D’Ambrosion vetem per shifra me te ulta dhe jo me ate rroge.

Danilo nga ana e tij nuk eshte dakord dhe ne kete menyre ky sezon mund te jete edhe sezoni i tij i fundit ne Milano.

Aktualisht per te duket se jane te interesuar Roma, Monaco, Fiorentina dhe Milan qe kane filluar edhe kontatet e para me lojtarin. Mund te jete pikerisht ai nje nga largimet ne fund te sezonit nga kampi zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.