Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje revolucion total nga Inzaghi? “Tashme trajeri ka vendosur: do te jete nje Inter me nje formacion…”

Inter, gati nje revolucion total nga Inzaghi? “Tashme trajeri ka vendosur: do te jete nje Inter me nje formacion…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi eshte gati qe te hedhe ne fushe nje Inter te ri, me disa mekanizma te tjere per te dale nga nje moment shume i komplikuar.

Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport sot, moduli do te qendroje i njejti, 3-5-2, por do te ndryshoje praktikisht cdo gje tjeter.

Gjithcka do te filloje qe te sjellja e mesfushes, e deri tek ajo e prapavijes por edhe e sulmit. Te gjithen e thote e perditshmja italiane:

“Nuk ka rruge tjeter vec te nderruarit rruge. E nuk eshte nje loje fjalesh, por nevoja e Interit dhe e Simone Inzaghit”.

“Kunder Romes, qe vjen direkt pas 10 ditesh, do te shihet menjehere ne fushen e lojes totalisht nje Inter tjeter”.

“Do te jete nje Inter ndryshe ne krahasim me Udinesen, dhe nje Inter me fytyre tjeter ne krahasim me ate te fillimit te sezonit”.

“Si per njerezit ne loje, por edhe per sjelljen taktike te lojtareve. Por do te kete nje pike te palevizshme: tekniku nuk do te nderroje modulin”.

“Nuk ka ne qellim kete dhe 3-5-2 do te mbetet nje pike fikse: eshte gjithcka tjeter qe do te rishihet me kujdes te madh”.

“Eshte logjike qe te vazhdohet perpara me keto ndryshime. Nga njera ane pak per zgjedhje dhe pak per nevoje, Inter do te ndryshoje lekure”.

“Nje Inter me ‘i ulet ne fushe’ por si mund te behet dicka e tille? Gjithcka mund te nise me nje aspekt teknik.

“Dicka do te ndryshojme”, ka thene Inzaghi direkt pas ndeshjes me Udinesen, duke bere nje paralajmerim te madh.

“Referimi ka qene me fazen mbrojtese qe duhet te kete me shume mbulim dhe me shume vemendje nga pjesa tjeter e skuadres.”

“Nje tjeter arsye pastaj qe skuadra nuk eshte shume brilante nga aspekti fizik, ka te beje edhe me frymen qe duhet te kene me skemen aktuale”.

“Nderkohe, me nje skeme alla-Conte, Inter do te qendroje me prapa, per tu nisur ne kundersulm. Ideja eshte pikerisht ajo”.

“Te kthehet Interi i vitit te Scudettos: ky eshte vendimi qe ka marre Inzaghi: qendra me e ulet, presing me i kontrolluar, me pak hapsira per tu mbuluar nga mbrojtesit qe nuk jane aspak te shpejte”.

“Do ja dale? Nuk i dihet, por ideja per tu kthyer ne “skemat e Contes” eshte tashme nje vendim i marre nga Simone…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.