Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati revolucioni i skemes nga Conte? “Ai ka vendosur: nuk do luaje me skemen 3-5-2 por nje…”

Inter, gati revolucioni i skemes nga Conte? “Ai ka vendosur: nuk do luaje me skemen 3-5-2 por nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi mund ti nenshtrohet nje revolucioni te vertete ne merkaton e janarit qe nuk do te preke vetem elementet ne skuadren zikalter.

Duket se gjithcka rrotullohet te nje lojtar qe mund te afrohet te Interi pikerisht ne merkaton e janarit e qe mund te beje qe Conte te ndryshoje shume.

Gjithcka ka te beje me ardhjen e Papu Gomez apo jo nga skuadra e Atalantes dhe gjasat qe kjo te ndodhe nuk jane aspak te vogla.

Argjentinasi i ka prishur mardheniet totalisht me klubin e tij, me presidentin por mbi te gjitha me tranjerin Gasperini.

Por cfare pritet te ndodhe tek Interi nese ai do te transferohet ne Milano? Ne radhe te pare, me sa duket, nje ndryshim skeme nga Conte…

“Disa sinjale te para u pane ne Verona, ku Conte luajti me dy trekuartista dhe nje sulmues si Romelu Lukaku.”

“Dy trekuartistet ama ishin dy lojtare qe nuk e kane kete pozicion si te tyrin natyral: Lautaro Martinez.”

“Nderkohe qe Conte mendon te transformoje Lautaron ne nje lojtar qe luan pak me larg portes, ai nuk ka ndermend te perdore me Perisic ne kete pozicion por e mendon si pozicionin ideal per Papu Gomez.”

“Ideja e Contes eshte te kaloje gradualisht nga nje 3-5-2 ne nje 3-4-2-1, por pse jo, edhe te mos i lere asnjehere siguri kundershtareve, duke e ndryshuar skemen here pas here. Kete luks mund ta sjelle vetem nje si Papu Gomez tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.