Inter gati te beje nje sakrifice te madhe per Nainggolan. Per sa i perket Verratit dhe Krychowiak…
Pas zerave qe qarkulluan gjate dites se djeshme, sot vjen nje konfirmim i forte interesi nga ana e Interit per Radja Nainggolan.
Keshtu lexohet ne faqet e Corriere dello Sport, e perditshmja italiane qe eshte shume afer Romes. “Nainggolan pelqehet shume ne vecanti, por eshte e nevojshme qe Roma te jape driten jeshile per shitjen e tij – shpjegohet ne faqet e te perditshmes – . Per te Inter eshte gati te beje nje sakrifice te madhe dhe te rendesishme sepse ai konsiderohet nje element polivalent dhe ne gjendje te garantoje edhe leadership e personalitet qe ne skuadren zikalter mungojne pothuajse fare. Por tratativa per belgun nuk eshte e vetmja sepse Ausilio po vazhdon te ndjeke edhe profile te tjere. Verrati konsiderohet i veshtire per tu arritur, ndersa Fabinho i Monaco eshte me i arritshem, lojtar te cilin Ausilio e ka pare dje nga afer ne Monaco. E me pas eshte Krychowiak qe PSG eshte orientuar ta shese dhe qe mund te jete nje opsion teper interesant”. Asgje per te bere per De Rossin ne fakt: lojtari dhe Roma do te zgjasin kontraten qe i lidh te dyja palet edhe per te pakten 2 vjet te tjera.