Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

579 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter gati te beje nje sakrifice tjeter gjate veres? “Ja kush eshte lojtari qe mund te shitet. Pikerisht ai qe sot…”

Inter gati te beje nje sakrifice tjeter gjate veres? “Ja kush eshte lojtari qe mund te shitet. Pikerisht ai qe sot…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta ka qene shume i qarte: ne Serie A ne vitet e ardhshme do te jete shume e rendesishme qe klubet te perdorin player trading.

Inter e ka nisur kete rrugetim qe ne veren e kaluar, por per fat te keq, nuk e ka pasur te mundur te shpenzoje po aq para sa ka fituar ne merkato.

Po ne veren e ardhshme? Sipas Tuttosport, Inter do te vazhdoje te perdore te njejten strategji, por me nje ndryshim te vogel.

“Kesaj radhe nuk do te jete nevoja nga ana e Interit qe te mos shpenzohen te gjitha parate e fituara ne merkato. Cfare do te fitohet, mund te shpenzohet.”

“Por kush mund te jete i sakrifikuari ne skuadren zikalter? Me sa duket i pari ne liste eshte Stefan De Vrij, qe ka nje kontrate ne skadencen e 2023 dhe nuk eshte e thene qe ai te qendroje ende ne Milano.”

“Nje vite me pare, gjate vitit te veshtire ekonomik te Interit, drejtuesit kane diskutuar me Mino Raiola per zgjatjen e kontrates se hollandezit.”

“Ne tavoline ishte nje zgjatje kontrate me Interin per tre sezone dhe nje rritje rroge nga 3,8 ne 4,5 milione euro.”

“Tashme gjithcka eshte e ndalur dhe klubi nderkohe ka rinovuar kontraten e Bastoni, Barella dhe Lautaro, nderkohe qe po shikon me kujdes bisedimet me Dimarco, Brozovic dhe Perisic.”

“Ish-lojtari i Lazios do te mbushe 30 vjec dhe ne veren e 2022, do te jete nje vit larg nga skadenca e kontrates.”

“Pikerisht per kete fakt, Interi e shikon si nje mundesi te mire per te monetizuar nga shitja e tij, duke pare edhe se pas nje viti mund ta humbase me zero.”

“De Vrij nga ana e tij po kalon nje moment shume te mire sepse eshte kthyer ne nje titullar i padiskutueshem me Kombetaren e Hollandes.”

“Nderkohe, ne Premier League ka shume skuadra te cilat e pelqejne shume por edhe Barcelona qe e ndjek me shume kujdes prej kohesh.”

“Klubi zikalter mendon se nga shitja e tij mund te fitoje nje vlere goxha te rendesishme parash qe mund te kaloje edhe 20 milione eurot.”

“Prandaj, jo me kot Marotta ne intervisten e tij te gjate ka thene se Interi do te vazhdoje te beje player trading. Ai e ka bere dicka te tille edhe te Juventusi me lojtare si Pogba, Koman dhe Vidal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.