Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te ndodhe skenari i pamendueshem deri pak dite me pare? “Marotta po mendon per shitjen e…”

Inter, gati te ndodhe skenari i pamendueshem deri pak dite me pare? “Marotta po mendon per shitjen e…”
Inter Club Staff

Ne diten e djeshme Arturo Vidal eshte rikthyer e stervitet ne Appiano Gentile i diferencuar pas operacionit ne gju.

Lojtari, ashtu si eshte bere me dije nga Interi, ka filluar fazen e rekuperimit dhe do te qendroje jashte fushave per rreth 25-30 dite.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport flet sot per te ardhmen e tij, dhe eshte ndalur pikerisht tek ajo qe ata e quajne si te “pamendueshme” deri para pak ditesh.

Sipas tyre, Beppe Marotta po mendon vertete shume per te ardhmen e kilianit ne keto ditet e fundit, duke pare edhe rendimentin e tij.

“Vidal ka nje kontrate deri ne 2023 me Interin dhe merr ne sezon plot 6,5 milione euro, duke qene nje nga me te paguarit ne skuader.”

“Por ne nivel rendimenti, ai ka qene larg ne krahasim me pritshmerite qe Interi ka pasur ne momentin qe ka blere lojtarin.”

“Ai do te mbushe 34 vjec ne 22 maj, dhe eshte nje moshe jo per tu nenvleresuar duke pare edhe gjendjen fizike te tij.”

“Keshtu, pikerisht nga ketu merr jete dhe skenari i paimagjinueshem deri pak dite me pare, ku askush nuk e mendonte nje largim te tij. Nese lojtari do te pranoje te largohet, ate e pret nje e ardhme ne Brazil.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.