Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

719 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gazetari i njohur Condo keshillon nje blerje ne vecanti: “Eshte lojtari perfekt, ka kontraten ne skadence dhe luan ne dy pozicione.”

Inter, gazetari i njohur Condo keshillon nje blerje ne vecanti: “Eshte lojtari perfekt, ka kontraten ne skadence dhe luan ne dy pozicione.”
Inter Club Staff

Nje goditje per cdo skuader. Paolo Condo ka folur hapur ne emisionin e Sky Sport, ku ka gjetur edhe momentin te keshilloje Interin per blerjen qe duhet te beje.

Sipas tij, Interi duhet te perqendrohet tek nje emer i vetem qe do i jepte mundesi skuadres se Contes te luftonte menjehere per titull.

Lojtari ku Interi duhet te beje investimin e saj te rendesishem ne te ardhmen, eshte David Alaba, lojtari qe luan ne Bundesliga me Bayern Munich.

“Emri me i duhur per Interin sipas mendimit tim eshte lojtari i lindur 1992 me kombesi austriake.”

“Ai bashke me emrin e Thiago Alcantara eshte folur shume se mund te trasnferohet tek Interi, por per mua Alaba mbetet lojtari qe i mungon ketij Interi.”

“Bayern Munich mund ta shese duke qene se ne te majte ka shperthyer kanadezi Davies, por edhe austriaku eshte ne skadence kontrate sezonin qe vjen.”

“Interi i duhet shume nje lojtar qe mund te luaje ne krah por edhe per ta spostuar ne qender te mbrojtjes kur eshte nevoja.”

“Ardhja e tij – siguron Condo – do i jepte Contes mundesine direkte per te luftuar per titull sepse eshte copa e fundit e puzzle qe i mungon per te luftuar per kampionat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.