Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 22, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gazetari italian i habit te gjithe: “Cfare kam marre vesh per Inter-Conte: Antonio i gatshem per…”

Inter, gazetari italian i habit te gjithe: “Cfare kam marre vesh per Inter-Conte: Antonio i gatshem per…”
Inter Club Staff

Diten e sotme nje lajm me te vertete i cuditshem eshte degjuar ne valet e TMW Radio ku gazetari italian Fabio Santini ka qene prezent.

Ai ka folur hapur per nje rikthim te mundshem te Antonio Contes tek Inter dhe siguria qe ai ka shprehur ka qene teper e larte.

“Ne kete moment qe po flasim, Antonio Conte merr 15 milione euro ne sezon per drejtimin e Tottenham ne Londer”.

“Skenari shikon per mua nje Mourinho-Real Madrid, Ancelotti-Brazil dhe ajo cfare kam marre vesh eshte nje Conte qe eshte i gatshem te beje gjithcka per tu rikthyer tek Inter”.

“Por ne kete mes ka shume ‘por’. Kjo sepse Inter nuk ka para per te paguar nje tranjer te tille dhe ka nje President te dobet per momentin”.

“Por per Conten, Inter eshte destinacioni ideal edhe pse Roma eshte aty ne qoshe gati per te perfituar nga mundesia qe mund te dale ne pah”.

“Nese Inter do te tentoje te rindertoje ate qe eshte humbur keto dy sezone atehere gjithcka do te niste me nje si Conte”.

“A do te kthehej ai ne Milano? Me nje kembe, me vrap. Ka pasur edhe disa kontakte pak kohe me pare por ne kete moment eshte me e pamundur per Interin sa per Conten. Te ishte per Conten do te ishte ne Milano tani. Ai eshte penduar mjaft edhe qe eshte larguar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.