Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta i habit te gjithe: “Ja kush ishte me i miri i ndeshjes ndaj Fiorentines: as Hakimi e as Lukaku, por…”

Inter, Gazzetta i habit te gjithe: “Ja kush ishte me i miri i ndeshjes ndaj Fiorentines: as Hakimi e as Lukaku, por…”
Inter Club Staff

Interi ka fituar diten e djeshme ne minuten e 119 ne fushen e Fiorentines ne 1/8 e Kupes se Italise ne transferten e Franchit.

Por me sa duket, La Gazzetta dello Sport diten e sotme i ka habitur te gjithe teksa ka zgjedhur lojtarin me te mire te ndeshjes se djeshme.

Sipas tyre, me i miri i kesaj ndeshje ka qene Ivan Perisic, kroati i Interit, i cili sipas tyre eshte vleresuar me noten 7.

Ai eshte shpallur edhe lojtari me i mire i ndeshjes me motivimin: “Vrapimet e tij ne krahun e majte e dergojne shpesh here ne kaos mbrojtjen e Fiorentines.”

“Ai sulmon me nje kthjelltesi te pashoq, duke dhene topa te cmuar per shoket e skuadres qe diten e djeshme nuk ishin aq te kthjellet sa ai.”

“Per pak sa nuk shenon vete, duke rrezikuar dhe duke goditur madje edhe traversen me nje goditje gjysme kros e gjysme gjuajtje.”

Nderkohe, me i keqi i ndeshjes per La Gazzetta dello Sport ka qene Lautaro Martinez, te cilit i kane kushtuar shume gabimet para porte.

Per sa i perket te tjereve, vetem Hakimi dhe Lukaku kane marre 6,5.

Ne noten 6 jane ndalur tranjeri Conte, Handanovic, Skriniar, Ranocchia, Young, Vidal, Gagliardini, De Vrij e Barella.

Per sa i perket Kolarov dhe Eriksen, ata kane marre nje note 5,5. Nderkohe, nje note 5 edhe per Alexis Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.