Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

768 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Cfare po ndodh tek Interi? Deri me tani plot 9 lojtare kane rezultuar…”

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Cfare po ndodh tek Interi? Deri me tani plot 9 lojtare kane rezultuar…”
Inter Club Staff

Pas pauzes se pare per Kombetaret, Interi ka shkuar ne veshtiresi te medha per shkak te mungeses se shume lojtareve.

Arsyeja kryesore ka qene per shkak se ata jane infektuar me Covid19, dhe nuk kane pasur mundesi te luajne per rreth 2 jave, duke ndikuar jo pak ne formen e Interit.

Por asnje alibi, sepse Conte nuk eshte i mesuar qe te justifikoje veten kur vjen puna tek mungesat, duke pare se ne skuader ka lojtare qe ai i ka kerkuar vete.

Por nje numer te ben te reflektosh jo pak. Numri 20. Eshte numri total i ndeshjeve ne te cilat Interi ka pasur te pakten nje mungese nga Covid19.

Por si arrihet ne kete numer? Po ja i marrim me radhe: Skriniar ka humbur pese ndeshje, kater ndeshje ka humbur Radu dhe Gagliardini.

Tre ndeshje ka humbur Young dhe nga nje ndeshje Bastoni, Nainggolan, Padelli dhe Hakimi, por ky i fundit as nuk ka qene i infektuar.

Atij thjesht i doli nje tampon fallco-pozitiv perpara ndeshjes se Champions League, dhe me pas mungoi ndaj Borussia Dortmund.

Por nese ketyre mungesave i shtojme edhe Brozovic dhe Kolarov, do te behen te pakten 24 ndeshjet ne te cilat lojtaret e Interit do te mungojne per shkak te Covid19.

Kjo sepse nese kroati mund te rikthehet per me Realin, serbi do te jete jashte edhe per ndeshjen ndaj Sassuolos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.