Inter, Gazzetta zbulon arsyet e zevendesiumit te Dumfries ne Madrid: “Shume menduan se Inzaghi nuk ishte…”
Interi humbi nje nga ndeshjet e saj me te rendesishme te koheve te fundit ne Madrid sepse ne loje ishte vendi i pare.
Por ne kete ndeshje, nje lojtar zikalter qe ka qene shume i diskutuar keto kohe, ka luajtur ne nje nivel te kenaqshem.
Behet fjale per Denzel Dumfries, qe luajti vetem 45 minuta ne Madrid sepse u zevendesua direkt sa filloi pjesa e dyte ne Madrid.
Ja cfare shkruan La Gazzetta dello Sport per kete rast: “Sot Interi rikthehet te stervitet normalisht ne Appiano Gentile.”
“Skuadra zikalter do te filloje te pergatitet per ndeshjen ndaj Cagliarit, por mbetet per tu vleresuar gjendja e Dumfries.”
“Inzaghi eshte kritikuar goxha ne rrjetet sociale per zevendesimin e Dumfries pas pjeses se pare ku ai kishte luajtur shume mire, por duket se tranjeri zikalter ka pasur nje arsye te forte.”
“Te gjithe menduan se ishte nje vendim teknik i tranjerit por ne te vertete lojtari ka ndjere nje problem muskulor te vogel. Inzaghi nuk ka dashur te rrezikoje.”
“Prandaj Dumfries eshte ne dyshim te forte edhe per ndeshjen ndaj Cagliarit ku mund te zevendesohet nga D’Ambrosio duke qene se jashte do te jete Darmian.”