Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,050 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon: “Cfare mesazhi i forte dje per lojtaret ne Appiano: nuk ekziston me askush i…”

Inter, Gazzetta zbulon: “Cfare mesazhi i forte dje per lojtaret ne Appiano: nuk ekziston me askush i…”
Inter Club Staff

Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport diten e sotme, tek Inter po kalohet nje situate e vecante per shume arsye.

Diten e djeshme, Simone Inzaghi ka shkuar deri aty sa perpara grupit ka permendur edhe fjalen “perulesi” teksa ka kerkuar me shume.

Nje tregues ky, se prezenca e te gjithe drejtusve ne Appiano Gentile diten e djeshme nuk ka qene i rastesishem aspak.

Ata kane qene aty per te derguar nje mesazh per te gjithe pas nje nate te shemtuar ne Milano kur u humb derbi ndaj Milanit.

“Skuadra qe u prezantua te shtunen ne fushe, ka zhgenjyer per shume arsye: qe te perqendrimi ne loje, e deri tek kurajo dhe motivimet”.

“Kush duhet te merrte shoket per dore, nuk e ka bere. Mbi te gjitha ata qe quhen si lojtaret e medhenj te Interit”.

“Mbi te gjitha keta te fundit, kane perfunduar ne qender te kritikave dhe tashme nga Interi jane ne provim. Te gjithe duhet ta meritojne kete titull”.

“Per kete motiv tashme ne dhomat e zhveshjes per Interin nuk ekzistojne me lojtare “te parekshem” sepse edhe kjo eshte nje nga arsyet pse Inter ndodhet ketu”.

“Asnje nuk eshte me i sigurt per vendin ne formacion. Qe te Barella e deri te Bastoni, qe njehere e nje kohe kane qene lidera, e tani hije e vetvetes”.

“Por duke kaluar edhe te Calhanoglu, qe nje sezon me pare ka qene komplet dicka ndryshe ne krahasim me kete sezon”.

“Pastaj, dyshja Skriniar-De Vrij, qe kane nje jete qe luajne bashke por ne kete fillim sezoni duket sikur kane disa dite qe njihen”.

“Njeri per ceshtje gjendje fizike e tjetri per nivel perqendrimi, e verteta eshte se askush nuk ka qene ne lartesine e Interit”.

“Pastaj ne fund, ceshtja me e rendesishme: portieri. Eshte nje kapitull komplet me vete e ndoshta me shqetesuesi”.

“Duke pare ndeshjen qe beri nga ana tjeter Mike Maignan, qe ka mbajtur Milanin ne loje dhe qe i ka dhene ndoshta edhe fitoren, po tek Inter?”

“Handanovic ka bere nje ndeshje komplet normale dhe ka pesuar gola qe edhe mund te evitoheshin. Dikur ai do i kishte evituar”.

“E pikerisht pas Handanovic eshte nje djalosh i sapo blere si Onana, qe po pret shansin e tij. Mos gjithcka duhet te filloje pikerisht nga ai?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.