Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon dy goditje te pabesueshme per merkaton e veres? “Per ata do te largohen 6 lojtare.”

Inter, Gazzetta zbulon dy goditje te pabesueshme per merkaton e veres? “Per ata do te largohen 6 lojtare.”
Inter Club Staff

Pasi eshte mbyllur ky sezon me dy kupa, Kupen e Italise dhe Superkupen, dhe pasi eshte humbur kampionati, Inter ka filluar menjehere te mendoje per sezonin e ri.

Gjithcka po behet me qetesi dhe do te behet natyrisht ne bashkepunim edhe me tranjerin per te planifikuar gjithcka me detaje.

Nderkohe, ideja e Interit dhe e Marottes eshte ajo qe te permiresohet skuadra aktuale duke pare edhe kundershtaret qe do te jene perballe ne sezonin e ri.

“Ne kete moment, dy emrat e pare qe po afrohen jane Paulo Dybala dhe ai i Henrikh Mkhitaryan, i cili eshte prane largimit nga Roma.”

“Por si do te vine keta dy lojtare? Me sa duket, gjithcka do te ndodhe fale largimit te menjehershem te gjashte lojtareve.”

“I pari eshte Vidal, qe do te largohet (me konsensus ose jo), Vecino qe eshte ne fund te kontrates por edhe Ranocchia qe la San Siron i prekur te dielen.”

“Me pas edhe Caicedo, Kolarov dhe Radu jane te larguar te sigurt dhe me Sanchez do te diskutohet zgjidhja e kontrates.”

“Keta jane gjashte lojtaret qe do i bejne vend dy lojtareve te permendur me lart. Por me kujdes, sepse Inter nuk ka miliona per te shperdoruar. Kush do te vije, do te vije duke pranuar kushtet e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.