Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, GAZZETTA ZBULON GJITHCKA: “Inzaghi ne rrezik te forte: Marotta ka marre vendimin, tranjeri ka vetem…”

INTER, GAZZETTA ZBULON GJITHCKA: “Inzaghi ne rrezik te forte: Marotta ka marre vendimin, tranjeri ka vetem…”
Inter Club Staff

Barcellona, Sassuolo dhe pastaj prape Barcelona: Simone Inzaghi eshte ne rrezik te forte per La Gazzetta dello Sport.

Me sa duket dicka e rendesishme ka ndodhur ne oret e fundit, dhe tekniku i Interit eshte futur ne rrezik te forte shkarkimi.

“Me shume se rezultatet, po peshojne me shume paraqitjet qe Inter do te beje ne fushen e lojes ne 9 ditet e ardhshme”.

“Eshte shume e veshtire per drejtuesit qe te pranohen humbje te tjera dhe skenari me i mundshem nese ndodh kjo eshte largimi i teknikut”.

“Ne rregull fitoret, por duhen edhe ndeshjet e mira, ne lartesine e Interit. Ky nuk mund te jete Interi qe drejtuesit kane ndertuar”.

“Nderkohe ne Appiano Gentile ka nje ajer mosbesimi qe kishte shume vite qe nuk ndodhte dhe ky eshte nje sinjal shume negativ”.

Problemet? La Gazzetta dello Sport tenton te nenvizoje disa, duke u ndalur te shume aspekte, nder me te dukshmit.

“Duke nisur nga mbrojtja: ai top i transformuar ne tre pikesh nga Smalling eshte goli me klasik i deja vu qe po kalon Inter”.”

“Nje kopje e shemtuar e asaj qe ndodhi ne Udine. Edhe 1-2 i Bijol erdhi nga nje goditje kendi, pas nje habie te mbrojtjes”.

“E jane 13 gola te pesuar ne kampionat. Pastaj ka shume konfuzion, ne fushen e lojes por jo vetem aty”.

“Dhoma e zhveshjes eshte ende e shendoshe, asnje nuk eshte kunder Inzaghit, por ankthi i momentit shihet ne levizje qe lojtaret bejne ne fushe kur dicka nuk shkon mire”.

“Pastaj, porta nuk po ndihmon aspak: Handanovic eshte ai qe luan me shume, por po ben shume, shume keq”.

“Nderkohe, kunder Barcelones do te luane Onana. Klubi nuk po e pranon shume kete situate dhe kerkon nga tranjeri qe te marre vendime finale. Simones i eshte kerkuar te zgjedhe nje portier”.

“Ne fund, demtimi i Lukakut ne pergjithesi dhe demtimet e tjera, po peshojne shume, por kjo nuk eshte alibi”.

“Pa belgun ka rene rendimenti i gjithe sulmit, duke mos harruar pastaj qe Inzaghi deri me tani i eshte dashur te heqe dore nga Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Brozovic per arsye demtimesh”.

“Deri me tani, vetem dy ndeshje ka luajtur Interi me te gjithe titullaret ne fushe. Me pas, ne cdo ndeshje ka munguar te pakten njeri per demtim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.