Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,324 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adriano ka nje histori per te treguar dhe eshte gjeja me e bukur qe do te lexoni sot: “Une jam i prekur nga…”

Adriano ka nje histori per te treguar dhe eshte gjeja me e bukur qe do te lexoni sot: “Une jam i prekur nga…”
Inter Club Staff

Ata thane se une u zhduka.

“Adriano u largua nga milionat”.

“Adriano po pi droge, eshte kthyer ne nje mallist”.

“Adriano u zhduk brenda ne favela.”

A e di ti se sa here i kam lexuar une keto tituj gazetash? Mutin.

Ja ku jam sot. Po buzeqesh perpara teje.

Do te degjosh te verteten? Direkt nga une? Pa asnje mut genjeshtre? Epo merr nje karrige, vella. Sepse Adriano ka nje histori per ty.

FAVELAT 

Edhe vetem nje fjale te vetme, njerezit e marrin komplet mbrapsht. Kush eshte jashte, nuk e kupton. Me kupton njeri?

Adriano Leite Ribeiro | The Players' Tribune

Kur ata flasin per Brazilin, kur ata flasin per femijet e vegjel ne favela?

Gjithmone ata te tregojne nje pikture te zeze. Eshte gjithmone e mbushur me dhimbje dhe me mizerje.

Dhe po, ndonjehere eshte ashtu. Por eshte e komplikuar. Kur mendon se si rritesh ne favela, une mendoj se sa shume jemi kenaqur me njeri-tjetrin.

Une mendoj per ato topa qe fluturonin dhe per ato dritare te thyera nga ata topa qe fluturonin. Nje femijeri e vertete. Jo nje femijeri koti, shtyp e shtyp ekrane telefoni dhe ipadi si keta femije bejne sot.

Une isha i rrethuar nga familja ime, njerezit e mi. Une u rrita ne nje komunitet.

Une nuk vuajta. Une jetova.

Me degjo, une kam bere shume para ne karrieren time. Por sa para do te paguaje ti per te bere aq shume qef edhe njehere? A me kupton dot?

Topi ishte gjithmone ne kmben time. U vendos aty nga Zoti. Kur une isha shtate vjec, disa nga pjestaret e familjes sime mblodhen te gjithe parate bashke qe une te luaja per Flamengon (akademia).

Dreqin! Nga favela e Flamengo??? Le te shkojme! Po vesh direkt kepucet. Ku ndalon autobuzi?

Por ishte shume cmenduri sepse ne jetonim ne Penha dhe nese ti e njeh Rion, ti e di qe ishte nje dreq distance e madhe nga Penha te shkolla e Flamengos ne Gavea.

Ishin vitet 90, ata nuk e kishin vendosur ende linjen e verdhe. Ishte si te merje dy here autobuzin ne dy drejtime te ndryshme dhe une isha si nje kikirik i vogel, doja gjithmone nje person me vete te me shoqeronte.

Ketu eshte momenti kur gjyshja ime del ne skene.

Gjyshja ime. Ben mire te bekosh veten kur thua emrin e saj. Pa ate ne jeten time? Harroje. Ti nuk do e kishe degjuar dot emrin Adriano sot.

Me degjo o njeri, ti nuk e kupton kete femer. Kete karakter. Kete legjende. Do te tregoj menjehere nje histori te shpejte…

Adriano Leite Ribeiro | The Players' Tribune

Njehere isha tek Interi, gazetaret po me ndiqnin gjithandej, duke mos me lene rehat per dicka. Gjithandej po ju them.

Ata kishin bere nje kamp jashte shtepise sime dhe nuk do te largoheshin. U ndjeva i futur ne kurth, e betohem.

Gjyshja ime po qendronte me mua ne ate kohe dhe degjoj ate qe po ziente uje ne sobe per nje moment.

I them: “Cfare ka gjyshe? Cfare po me gatuan?

Ajo me thote: “Jo jo. Nuk po gatuaj, dashuri.”

Por ajo kishte mbushur nje tenxhere gjigande sikur po bente pasta per te gjithe lagjen.

Me thote: “Po i bej nje dhurate te bukur shokeve te tu jashte.”

I thashe: “Cfare? Gjyshe je e cmendur. Te lutem mos e bej ate.”

Ajo me thote: “Jo, jo. Kam vendosur ti bej shokeve te tu gazetare nje dush te vogel. Eshte i lezetshem uji dhe i ngrohte. Do ta pelqejne!”

Hahahah. Mutin! Ajo e kishte shume seriozisht o njeri. Mu desh ta qetesoja. Ajo ishte tipi: “Ata duhet te ndalen te merren me femijen tim! Duhet ti jap atyre nje mesim te mire!”

Ja pra, kjo ishte gjyshja ime. OK? Me kupton tani?

Adriano Leite Ribeiro | The Players' Tribune

Kur isha nje femije, ajo mund te bente me mua xhiro cdo dite per te me cuar ne stervitje dhe normalisht ne nuk kishim shume para.

Ajo zakonisht na bente disa kokoshka qe te kishim te pakten dicka te per te ngrene. Ose ndonjehere mund te priste ndonje cope buke te bardhe dhe ti hidhte pak sheqer ne mes. Gjera te vogla.

Cdo gje qe mund t’ja mbante xhepi. Por ndonjehere gjerat e thjeshta kane shijen me te mire, apo jo?

Dreqin, sidomos kur je i uritur. Ato kokoshka i kujtoj tani dhe me duken parajse!

Gjithesesi, pasi shkonim ne stervitje, cfare bente gjyshja ime? U ulte ne ndonje kafe dhe pinte ndonje caj?

Jo njeri jo, ajo ulej aty dhe me shikonte teksa luaja per ore me radhe.

Gjeja me e lezetshme eshte se ajo kurre nuk ma thoshte emrin tamam.

Qe kur isha femije ajo me therriste “ADI-RANO!”

Dhe ne kur sterviteshim, ajo i bertiste femijeve te tjere: “Hej! Pasoje topin te Adiran!! Cfare po ben, dashuri? Jepja Adiranos topin, jepja.”

Mu desh ti thoja: “Gjyshe. Te lutem ruaj qetesine! Nuk mund te flasesh keshtu!”

Adriano Leite Ribeiro | Football Club Internazionale Milano | The Players’ Tribune

Pastaj e kishte radhen autobuzi per ne shtepi, dhe aty analiza fillonte.

Ajo me thoshte: “Adirano, pse vrapon keshtu? Pse nuk shkon edhe nga ana tjeter? Une se kuptoj dot pse ti nuk gjuajte te ai rasti dje o dashuri.”

Hahahahahah! O njeri! Ajo me te vertete qe po me shtynte mua me nje nivel komplet tjeter. Ajo ishte Mourinho perpara Mourinhos. E pamershirshme vella!!!

Ne e beme kete rutine bashke per tete vite me radhje. Cdo dite te bekuar. Bashke. Nuk do ta harroj kurre. Kurre, kurre, kurre.

Nuk e di as vete se sa ore kam kaluar me gjyshen time ne autobuz. Ajo ishte e gjithe jeta jone.

Kur them kete, mendon se kisha kohe per te studiuar une? Mos e pyet shume veten see pse deshtova tre here ne klase te peste!

Gjyshja ime sakrifikoi jeten e saj qe une te provoja te behesha nje futbollist. Te provoja eh, sepse asgje nuk ishte e sigurt.

Dhe nje dite me pas, nga hic asgjeja, e gjithe endrra perfundoi.

Mbaroi o njeri.

Kur une isha 15 vjec, Flamengo do te me linte te lire. Nuk me donte me. Seriozisht. Doren ne zemer.

Problemi ishte se une ne ate kohe isha nje mbrojtes i majte dhe po rritesha shume shpejt. Kisha ngrene shume kokoshka!

Me imagjinon mua? Adrianon? Nje mbrojtes krahu? Keshtu, ne fund te atij viti, tranjeri i vendosi te gjithe lojtaret e rinj ne dy rreshta.

Ata ta benin me gisht dhe te thonin: “Ti shko atje”.

Ti majtas, je i lire.

Ti djathas, ti qendron.

Ma bene me gisht mua: “Adriano. Shko atje.”

Rreshti i majte. Lamtumire!

Pastaj, fale meshires se Zotit, kur po ecja, njeri nga tranjeret me therriti. “Hej, jo jo jo jo. Jo Adriano. Ai do te qendroje me mua per momentin.”

E pabesueshme apo jo? E dija qe gjithcka ishte te mbijetoje. Kur ata me cuan mua perpara ne sulm, e dija qe ishte shansi im i fundit. Keshtu cfare bera une?

Vella, luftova si i cmendur. Gjuajta kedo qe me doli perpara.

Kjo ishte dicka tjeter qe kur je jashte nuk kupton dot. Kur je nje sulmues, nuk eshte nje gare.

Jo, jo, jo. Kur topi te vjen ne kembet e tua, ti ke dy mbrojtesa te medhenj perpara qe duan te te vrasin. Nuk eshte me nje gare.

Adriano Leite Ribeiro | Football Club Internazionale Milano | The Players' Tribune

Eshte nje beteje rruge. Nje beteje rruge.

E cfare bera une? Rrezova cdo bastard te madh qe me dilte perpara!

PUM! Hahahah! 😉

Adriano do te jete shkerdhata i fundit qe do qendroje ne kembe. Shenoje pak kete.

Flamengo me mbajti mua si nje sulmues, faleminderit Zotit, dhe disa vite me vone, kur isha 17, une mora nje shans qe te stervitesha me skuadren e pare.

Por tani do te luaja me burra te vertete. Ata po luanin per te paguar ushqimet e familjes. Ky ishte nje nivel tjeter.

Prandaj duhet ti tregoja te gjitheve se askush nuk mund te ngaterrohej me mua.

Nuk do ta harroj kurre kete moment – kur je duke luajtur 11 kunder 11 dhe topi po shkon sa andej ketej, asgje nuk po ndodh, dhe nga asgjeja, topi vjen tek une ne qender.

Me vjen sikur erdhi nga qielli. Mbrojtesat nxitojne te me kapin dhe une i shty ata me trup. OFFFF!!!

Kthehem, dhe shikoni, kam bere nje derro-gjuajtje, e te gjithe ishin te shtrire perpara meje.

Kisha topin te kemba ime e majte. Dhe ti e di se cfare bej une kur e kam topin te kemba e majte, vella.

Une nuk e shpjegoj dot. Eshte sikur Zoti te me kete prekur me gishtin e tij nga parajsa dhe me preku te kepuca.

Mbylla syte dhe e hapa kemben aq sa munda.

TUM!!!!

Topi goditi shtyllen.

THOOOONK!!!!

Dhe iku ne ajer si nje zog.

SHHEEEEWWWW!

Iku topi. Lamtumire.

Njeri, te betohem per kete. Topi iku deri ne mesfushe pas goditjes ne traverse. Nuk po tallem. Deri te viza e mesfushes.

Dhe ti mund te shikoje fytyren e te gjitheve. Te lojtareve, te tranjereve, te te gjitheve po te them.

Ata kishin nje fytyre sikur po thonin njezeri: “Oh dreqin. Ky nuk eshte normal.”

Dhe mbaj mend qe po mendoja. Faleminderit o Zot, Faleminderit per kete dhurate.

Disa muaj me vone, u therrita nga Kombetarja. Kjo ndodhi shume shpejt. Gjithcka ndodhi shume shpejt.

Une po jetoja akoma ne favela me prinderit e mi ne ate kohe. Ne fakt, kam qene duke bere gjumine  drekes kur ata bene nje lajmerim te madh e TV.

Mamaja ime erdhi brenda ne dhome duke uleritur: “Adriano! Adriano! Djal! Te kane therritur! O zot!”

Une po gerhisja nderkohe. Zzzzzzzzz.

Ajo me tha: “Te kane therritur. Te kane therritur ne Kombetare. O zot. O zot.”

Une i thashe: “Huh? Cfare? Po tallesh me mua?”

U cova nga krevati dhe pash emrin tim ne TV. 

Adriano Leite Ribeiro | Football Club Internazionale Milano | The Players’ Tribune

Hajde o njeri, behu serios. Une jam 18 vjec. Po jetoja ne favela. Si mund te mos thuash se une isha i ndihmuar direkt nga zoti? Historia ime nuk ka asnje kuptim, as per mua.

Veem nje vit me vone, une bera levizjen time drejt Interit. Aty kisha njerez qe me therrisnin Perandori.

Si e shpjegon kete? Dora e Zotit po te them.

E mbaj mend qe sapo kisha arritur ne Itali dhe nuk e dija as cfare po ndodhte. Po shikoja njerez verdalle dhe ishin Seedorf, Ronaldo, Zanetti, Toldo. Dreqin.

A jam une perkrah ketyre? Seriozisht? Seedorf duke ecur ne dhomat e zhveshjes pa bluze. 7% dhjam vetem ai legen. Respekt.”

Nuk do ta harroj kurre. Ishim duke luajtur ne nje miqesore ne Bernabeu dhe une u futa si nje zevendesues.

Fituam nje goditje kendi jashte zone dhe une shkoj te topi. Hej, pse jo? Dhe gjejeni kush vjen pas meje duke me thene: “Jo, jo, jo. Une do e gjuaj.

Adriano: The emperor whose reign was cut short by tragedy

Materazzi! Ai bastard i keq dhe i madh! Hahahah!

Une as nuk po e kuptoja se cfare po thoshte, sepse nuk kuptoja italisht akoma. Por e kuptova qe ishte i nevrikosur.

“Jo, jo, jo!”

Ai donte ta gjuante. Por Seedorf e ndaloi dhe i tha, “Jo, lere djalin e ri te gjuaje”.

Asnje nuk kapej dot me Seedorf. Dhe natyrisht qe Materaazzi hapi rrugen dhe kjo ishte shume qesharake nese shikon videon, mund te shikosh Materazzin qe rrinte me duart ne bel dhe po mendonte “ky lepurush i ri pale ku do e coje topin ne tribune”.

Njerezit me pyesin mua gjithmone per ate goditje denimi.

Si? Si, si, si? Si dreqin e ke goditur ate top aq fort?

Ex-jogador da Argentina faz revelação bombástica sobre gol de Adriano na Copa América

Une i them atyre, “Dreqin o njeri! Nuk e di! E gjuajta me te majten time dhe Zoti beri punen tjeter!”

TUM!!!

Ne cep lart.

Ti nuk mund ta shpjegosh dot, jo. Thjesht ndodhi.”

Ai moment ishte fillimi i dashurise sime me Interin. Edhe sot e kesaj dite, Interi eshte klubi im. Une dashuroj Flamengon, Sao Paulon, Corinthias… Dashuroj shume vende ku kam luajtur, por Interi eshte dicka speciale per mua.”

Shtypi Italian? OK, ajo eshte nje histori tjeter. Hahaahaha.

Por Interi si klub? Me i miri miku im. Me i miri.

Kenga qe akoma me rrenqeth mishin eshte ajo qe kendohej ne San Siro per mua. E dini? Nese nuk e dini, eshte kjo:

Che confusione

Sarà perché tifiamo

Un giocatore

Che tira bombe a mano

Siam Tutti in piedi

per questo brasiliano

batti le mani

che in campo c’è Adriano

Dreqin o njeri. Nje djalosh nga favela si une? Une jam Perandori i Italise? Nuk kisha bere asgje akoma dhe cdo njeri me trajtonte mua si nje mbret.

Ishte nje cmenduri. Mbaj mend familjen time qe vinte nga Rio per te me vizituar, dhe kur them familja, ti nuk e di se cfare po te them une ty.

Adriano Leite Ribeiro | Football Club Internazionale Milano | The Players’ Tribune

Kur une them familje, e them ne stilin brazilian. Nuk po flas per mamin dhe babin, por flas per 44 njerez mik. Kushurinj! Daja! Xhaxhallare! Djemte e mi!

E gjithe lagja ime ishte ne ate aeroplan.

Keshtu, lajmi shkoi te Mr. Moratti (legjenda eh!!!) dhe Mr. Moratti tha: “Hej, ky eshte nje moment special per djaloshin. Le te gjejme nje autobuz per familjen e tij.”

Moratti kishte njerezit e tij dhe siguroi nje autobuz per ata. E imagjinon dot? 44 braziliane ne tur ne Itali? Hahahha! Ishte nje cmenduri o vella. Ishte kohe per feste.

Kjo eshte arsyeja se une nuk do mund te them dot kurre nje fjale te keqe per Mr Moratti apo per Interin. Cdo klub duhet te drejtohet si Interi. Ai kujdesej per mua si person ne radhe te pare.

Tani, e di se cfare po mendon ti.

Brasil x Argentina: o gol decisivo de Adriano na Copa América 2004 ~ O Curioso do Futebol

“Por Adriano, pse u largove nga futbolli? Pse na le neve?”

E marr kete pyetje sa here kthehem ne Itali.

A e di? Ndonjehere mendoj se une jam nje nga lojtaret qe jane kuptuar me pak ne kete planet.

Njerezit nuk e kuptojne dot se cfare me ka ndodhur mua. Ata e kane marre historine time komplet mbrapsht.

Eshte shume e thjeshte, sinqerisht jua them.

Vetem ne nente dite, une shkova nga dita me e lumtur e jetes time ne diten me te tmerrshme te jetes sime.

Une shkova nga parajsa ne ferr. Me te vertete.

Ishte Korrik, data 25, 2004. Copa America Final kunder Argjentines. Cdo brazilian e mban ate ndeshje.

Brasil 2x2 Argentina (4x2) (25/07/2004) - Final Copa América 2004 (Brasil campeão) - YouTube

Po humbisnim ndaj atyre bastardeve deri ne minutat e fundit. Ata kishin filluar te hidhnin mut mbi ne, te na ngacmonin, po na benin te humbisnim mendjen dhe po humbisnin kohe.

Luis Fabiano donte ti kapte me grushta te gjithe! Hahahah! “Harroje ndeshjen, hajde i vrasim keta kurvat” me tha.

Pjesa e mbetur eshte nje poeme o njeri. Eshte nje film. Nje kenge. Nuk e di cfare eshte, por nuk eshte realitet.

Topi erdhi duke pluskuar ne zone. Konfuzion. Trupa. Brryla. Nuk mund te shihja asgje. Nese e shikon videon, une ngre brrylin tim lart dhe godas dike.

Por pastaj, ne menyre te pabesueshme topi ishte ne kemben time. Nje dhurate nga parajsa.

Mendova, Oh! Hajde ketu more bir kurve i bukur!!

Do te genjeja nese do te tregoja se ne ate moment mendova per te bere dicka!

Thjesht godita me te majten o mik, aq fort sa munda!

THUM!!!

Nje puthje nga boli i shendoshe per te gjithe Argjentinasit ne bote!!!

Ai top e goditi aq fort rrjeten sa nuk mund ta pershkruaj dot ndjesine. E pabesueshme.

Ne kishim barazuar vetem nje ndeshje, por e dinim se do i thyenim ata. E dija se do te ndodhte te penalltite dhe ndodhi.

Brasil x Argentina gera nostalgia em Adriano Imperador: 'Muito bom reviver esses momentos'

Junzao – pooom!!!

Ne ishim kampionet.

Dhe Argjentina nuk ishte.

Te mundesh Argjentinen ashtu, per vendin tim, me familjen time qe shihte… ishte mbase dita me e lumtur e jetes sime.

Mendo pak per ket. Ai femija nga favelat o mik. Si mund te mos mendoj une se Zoti me ka zgjatur doren nga parajsa dhe ka prekur jeten time?

Ai ishte nje mesim per te gjithe. Sepse nuk ka rendesi se kush je – ti mund te arrish ne majen e botes, ti mund te behesh Perandori – dhe jeta mund te ndryshoje si…

Kujdes.

Paf. Keshtu ndryshon. Per te qindat e sekondes.

Ne vetem nente dite ndryshon gjithcka.

Ishte 4 gusht, 2004. Nente dite me vone. Isha kthyer ne Europe me Interin. Mora nje telefon nga shtepia. Me thone se babi me kishte vdekur. I kishte pushuar zemra.

Nuk dua te flas per kete gje, por mund t’ju them se qe prej asaj dite, dashuria ime per futbollin nuk ishte me e njejta.

Ai e dashuronte lojen dhe une prandaj e dashuroja lojen. Ishte kaq e thjeshte. Ishte fati im. Kur luaja futboll, luaja per familjen time. Kur shenoja, shenoja per familjen time. Prandaj, kur babai me vdiq, futbolli nuk ishte me i njejte per mua.

Une isha matane oqeanit ne Itali, larg familjes time, dhe nuk mund ta pranoja dot.

U bera kaq depresiv o njeri. Fillova te pija shume. Nuk doja te stervitesha me. Nuk kishte te bente fare me Interin. Thjesht doja te shkoja ne shtepi.

Adriano, l'Inter e la sua storia: 'La morte di papà la fine, avevo un buco nell'anima' | Sky Sport

Te tregohem i ndershem me ty, edhe pse une shenova shume gola ne Serie A gjate atyre viteve, dhe pse tifozet me donin me te vertete, gezimi im kishte ikur.

Ishte babai im, e dini? Une nuk mund te nderroja krah direkt dhe te ndihesha vetevetja menjehere. Nuk mundesha.

Jo cdo demtim eshte fizik, e kupton o mik?

Kur demtova thembren e akilit ne 2011? Njeri, une e kuptova qe aty mori fund cdo gje per mua, fizikisht flas.

Ti ben operacion, provon qe te rehabilitohesh, por ti nuk mund te jesh me kurre i njejti.

Menyra se si une shpertheja ishte zhdukur perfundimisht. Balanca ime ishte zhdukur. Mutin, edhe sot eci duke caluar pak. Kam nje vrime te kyci.

Ishte e njejta gje me mua edhe kur me vdiq babai. Vetem se ajo vrime ishte brenda meje. Ne zemer.

“O njeri, cfare i ndodhi Adrianos?”

Vella, ishte e thjeshte.

Une kam nje vrime ne kycin e kembes dhe nje vrime ne shpirt.

Adriano parts company with Inter | Inside UEFA | UEFA.com

Ne 2008 ishte koha e Mourinhos tek Interi dhe gjithcka ishte shume per mua. Shtyp ishte duke me ndjekur kudo dhe gjithcka me Mourinhon ishte: “Dreqi e mori! Dreqi te marte! Ti do te haesh me mua? He djalo? Po me sfidon?

Me ate moment thash: o zot, te lutem me largo qe ketu.

Thjesht nuk mund te vazhdoja dot me.

U therrita nga Kombetarja e futbollit dhe perpara se te largohesha, Mourinho me tha: “Ti nuk do kthehesh me mbrapsht? Apo do te kthehesh?”

I thashe: “Ti e di tashme cfare do te bej…”

Ishte nje bilete vetem vajtje, vella.

Shtypi, ndonjehere nuk e kupton se si jemi ne qeniet njerezore. Ishte shume presion mbi mua te isha Perandori i Milanos, i Italise.

Une erdha nga hici. Une isha nje djal qe donte thjesht te luante futboll dhe pastaj te pinte dicka me miqte e tij e te bente qef me shoqerine.

E di qe nuk eshte dicka qe e degjon nga shume futbolliste keto dite, por sepse sot cdo gje eshte bere shume serioze dhe ka shume para ne mes.

Por une jam nje njeri i drejte, i sinqerte. Kurre nuk u ndala qe te sillesha si nje femije nga favela.

Shtypi tha se une “u zhduka”. Ata po thonin se u ktheva perseri ne favela dhe se isha bere nje drogaxhi, e keto histori te frikshme.

Ata publikonin foto te muat dhe thonin se isha rrethuar nga keto gangsterat e getos ku jetoja dhe se historia ime ishte nje tragjedi.

Adriano, lettera all'Inter: 'Siete casa mia, Moratti un padre. Quanto amore per i tifosi' | Sky Sport

Por une kam qeshur fort, sepse ata nuk e dinin cfare po benin dhe cfare po thonin ne ato momente. Ata nuk e kuptojne dot.

Une u ktheva te njerezit e mi, te shoket e mi, te komuniteti im. Une nuk doja te jetoja te nje keshtjelle ne maje te kodres larg cdo njeriu.

Une u ktheva te njerezit qe e dija qe kur te kthehesha do te me therrisnin ADI-RANO, e do te hanin me mua kokoshka ne autobuz.

Patjeter, ka nje cmim per cdo gje. Une isha jashte forme – fizikisht dhe menderisht – e dija se kisha nevoje per ndihme. Prandaj perfundova te Sao Paolo dhe me pas do te merrja edhe ndihme nga REFFIS.

Ne ate kohe, Sao Paolo, kishte disa nga doktoret me te mire ne bote. Fillova te takohem me nje psikolog qe te me ndihmonte me depresionin qe po kaloja dhe une ashtu arrita ta mbledh veten.

Dhe ishte ky momenti kur une duhet ti jap pak dashuri Mr. Moratti, sepse ai ishte shume dakord me kete gje.

Ai me la mua te kisha hapsiren time, me la te kthehsha ne Brazil nderkohe qe me paguante dhe me kuptoi ate qe po kaloja.

Inter would sell Adriano - Eurosport

Une bera disa rruge atehere, nga Brazili ne Itali. Por ne fund, nuk munda ta genjeja ate.

Mr. Moratti me telefonoi dhe me tha nje dite: “Si po ndihesh?”

Dhe une i thashe: “Nuk mund ta bej dot me. Me duhet te qendroj ne Brazil.”

Dhe ai e pranoi, komplet. Me la te jetoja ne paqe. E respektoj shume ate per kete gje”.

“Adriano hoqi dore nga milionat per tu kthyer ne shtepi”

Po, mbase hoqa dore nga milionat. Por cfare cmimi mund ti vesh ti shpirtit tend? Sa para do te paguaje per te marre esencen e te jetuarit ti?

Ne ate kohe, une isha i thyer si njeri nga vdekja e babait. Doja te ndihesha perseri une. Nuk isha i droguar. A po pija? Po, patjeter. Patjeter qe po, shume. Gezuar edhe ty vella. Me degjo, nese me ben nje kontroll te urines tani – doren nga zoti – ti nuk do mund te gjesh dot asnje copez droge ne sistemin tim trupor.

Diten qe une do te marr droge eshte dita kur mamaja ime dhe gjyshja ime do te vdese. Por a e di cfare?

Ti mund te gjesh pak alkol. Eshte shume i mire. Te sjell ne qef.

Kur une u ktheva ne shtepi per te luajtur per Flamengon, nuk doja te isha me Perandori. Doja te isha Adriano. Doja te kenaqesha perseri.

Ndonjehere u shfaqja ne stervitje jo vetem per futboll, por thjesht per te pire mbrapa. E sa here mbaronte stervitja – poom! – party time.

Adriano, lettera d'amore all'Inter: "E' un pezzo grande di me"

Direkt te Mercado Produtor. Te gjithe grate e dine cfare ndodh! “Do te kthehem ne mesnate ne shtepi! Hahahaha, po po, mesnate”.

Diten tjeter ne stervitje, dikush mund te vuante vertete shume, por ndonje tjeter mund thoshte: “Ne rregull vella, e shoh qe qenke i mbaruar sot. Do te vrapoj une per ty! Te mbuloj une ty!”

Ne beme gjithcka bashke, o mik.

Dhe ne fituam. Te fitosh kampionatin e pare me Flamengon pas 17 vitesh? Hajde dreqi e mri, o vella. Ishte speciale.

Per hir te vertetes nuk kam qene me kurre i njejti pas vdekjes se babait, por ate sezon une jam ndjere ne shtepi. Ndjeva gezim perseri. U ndjeva Adriano edhe njehere.

Adriano ishte ai djaloshi nga favela

Adriano ishte ai djaloshi qe Flamengo donte ta largohente si i pavlere.

Adriano ishte ai djaloshi qe luftoi.

Adriano ishte ai djaloshi biri i kurves i fundit qe qendroi ne kembe.

Une kurre nuk u ndala qe te isha ai person. Parate, fama, njohja… nuk ndryshon asnjehere vendin se ku ke lindur, me kupton?

Une nuk fitova dot nje Kupe Bote, jo.

Une nuk fitova dot kurre Libertadores, jo (Washingon, o legen!!!)

Por a e di cfare? Une kam fituar gjithcka tjeter. Dhe kam jetuar nje jete te mrekullueshme, o mik.

Une isha shume krenar qe isha Perandori. Por pa Adrianon, Perandori nuk ka asnje vlere.

Adriano nuk ve nje kurore. Adriano eshte ai djali nga geto qe u prek nga Zoti.

Me kupton tani?

E shikon?

Adriano nuk u zhduk kurre ne favela. Ai thjesht shkoi ne shtepi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.