Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon: “Inzaghi i bindur: ja kush eshte formacioni anti-Juve! Nga minuta e pare edhe…”

Inter, Gazzetta zbulon: “Inzaghi i bindur: ja kush eshte formacioni anti-Juve! Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Tashme Juventus-Inter po afrohe dhe diten e sotme La Gazzetta dello Sport per here te pare kete jave ka bere parashikimin e saj per formacionin e mundshem te Interit.

Sipas te perditshmes italiane, nese cdo gje do te shkoje mire, ne kete moment Inzaghi ka vendosur 10 nga 11 lojtaret qe do te luajne.

“Ne kete moment qe po flasim, ne dyshim te forte per te dielen eshte vetem Stefan De Vrij. Ai nuk eshte 100% i sigurt.”

“Per hollandezin do te jete e rendesishme dita e sotme por sidomos stervitja e neserme, ku Inzaghi do te kuptoje nese do mund te besoje tek ai per kete ndeshje.”

“Nderkohe, nje lajm i rendesishem eshte Brozovic, qe sot eshte stervitur me skuadren por nuk ka marre pjese ne mini-ndeshjen stervitore vetem per tu ruajtur.”

“Keshtu, ne mesfushe ai pritet te luaje bashke me Barella dhe Calhanoglu ndersa nga krahet do te jete Dumfries dhe me te gjitha gjasat Perisic.”

“Ne pankine do te jete gati per tu futur Gosens qe eshte stervitur vertete shume mire ne Appiano Gentile keto dite.”

“Prapa duhet llogaritur qe De Vrij do te mungoje dhe ne rast se kjo ndodh, atehere eshte gati D’Ambrosio qe do te luaje me Skriniar dhe Bastoni.”

“Nderkohe, ne sulm Dzeko dhe Lautaro priten nga minuta e pare me Tucu dhe Sanchez qe do e nisin nga stoli.”

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.