Inter, Gazzetta zbulon prapaskenen: “Kujdes me Lautaron, nuk eshte Hakimi. Marokeni la pa fjale klubin kur…”
Nje prapaskene shume e rendesishme ka dale sot te La Gazzetta dello Sport, e cila eshte kthyer prapa ne kohe.
Ata kane dashur te ndalen pak te shitja e Achraf Hakimi te Paris Saint Germain veren e kaluar per rreth 70 milione euro.
Sipas te perditshmes italiane, ka nje diference shume te madhe ndermjet sjelljes se Lautaro Martinez dhe asaj te marokenit.
“Nese kthehemi prapa ne kohe, gjate kohes kur Hakimit i doli mundesia per te shkuar te PSG, per te marre dyfishin e pages e per te luajtur me Mbappe dhe Neymar, ai beri disa sjellje jo perfekte ne drejtim te Interit.”
“Drejtuesit asnjehere nuk kane dashur te flasin ne publik, por lojtari nuk eshte sjelle ashtu si duhet te sillet nje profesionist.”
“Mbase ka ndikuar edhe situata, largimi i Contes, apo gjera te tilla. Por kjo eshte e verteta e atij momenti.”
“Nderkohe, Lautaro nuk eshte Hakimi sepse kurre nuk ka bere dicka te tille. Edhe kur Barcelona ka qene prane tij, ai eshte treguar gjithmone nje profesionist me Interin.”
“Por qe prej lindjes se vajzes, Lautaro eshte edhe me shume i pjekur dhe eshte kthyer nje lider i vertete brenda skuadres. Inter ne majin e kaluar ishte e bindur se Hakimi do te shitej sepse ai kishte derguar sinjalet se donte nje aventure te re dhe prej mundesise se perfitimit te nje shifre te larte, zikalterit as nuk bene rezistence.”