Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon te gjitha detajet e takimit Marotta-Curva Nord: “Ai i ka thene ultrasve qe Interi nuk…”

Inter, Gazzetta zbulon te gjitha detajet e takimit Marotta-Curva Nord: “Ai i ka thene ultrasve qe Interi nuk…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka konfirmuar diten e sotme gjithcka se cfare ka ndodhur vetem dy dite me pare poshte selise se Interit.

Te gjithe e kane ne mendje ate moment kur Curva Nord u shfaq poshte klubit zikalter me nje banderole gjigande.

Ata dolen menjehere ne proteste sepse lajmi per largimin e Contes ishte shume i papritur dhe ishte nje lajm qe i shqetesoi te gjithe.

Por duket se ai qe i ka qetesuar te gjithe ka qene Beppe Marotta qe diten e djeshme deklaroi “Une u tregova i sinqerte me ta, i thashe cfare kishte ndodhur dhe ata na kuptuan. Te gjithe e pane me pas komunikaten e tyre”.

Dhe ne fakt keshtu ndodhi. Protesta mori fund shume shpejt dhe Curva Nord u terhoq nga ato qe kerkoi ne fillim.

Nderkohe, sipas te perditshmes italiane, kjo ka qene ajo qe ka ndodhur: “Curva Nord u fut me ide te qarte. Donte qendrimin e Contes dhe ja kerkoi kete gje Marottes.”

“Por ky i fundit, shume i drejteperdrejte dhe i sinqerte i tha atyre se Conte donte te largohej dhe se Interi nuk mund te bente asgje per kete.”

“Pandemia e ka goditur keq klubin dhe nuk mund te beje dot skuadren qe ka ndermend Conte per sezonin e ri.”

“Por nderkohe, Marotta i ka premtuar nder te tjera Curva Nord se Romelu Lukaku nuk do te preket dhe do te jete nje nga njerezit me qendror ne projektin zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.