Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

594 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zgjedh lojtarin me te keq te ndeshjes: “Gaboi te pagabueshmen dje: meriton nje note 5,5 sepse…”

Inter, Gazzetta zgjedh lojtarin me te keq te ndeshjes: “Gaboi te pagabueshmen dje: meriton nje note 5,5 sepse…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella ka qene me i miri i ndeshjes se djeshme. Nje dite pas Inter-Juventus, vijne notat e La Gazzetta dello Sport.

Shume nga notat e zikalterve jane teper te larta, por spikat ajo e Barella, i cili ka marre nje note 8 pas ndeshjes se djeshme.

“Spektakolar, si per vrapo por edhe per vazhdimesi. Assisti i tij per 1-0 e Vidal, goli i tij prepotent, ose me mire, i mrekullueshem.”

“Nje paraqitje monumentale per intensitetin, perfshirjen dhe sulmet ne fushen kundershatre. Mund te behet nje pike fikse e Kombetares. Eshte gjithmone e me shume nje TOP PLAYER.

Nderkohe, nje nje note 7,5 per Bastonin qe sipas La Gazzetta dello Sport “i afrohet shume perfeksionit), por edhe per Vidal dhe Hakimi.

Nderkohe, ne diten e djeshme eshte marre vetem nje note poshte 6 ne skuadren e Interit, dhe lojtari me i dobet i ndeshjes eshte shpallur Lautaro.

Per El Toro, vleresimi eshte si me poshte: “Ai bind si regjizor sulmues: eshte nje zhvillues i lojes, ka sensin e hapjes se topave, ben qe Bonucci te marre nje te verdhe.”

“Por i ftohti i Meazzes i heq instiktin e golit, ku gabon shume me shume nga sa i lejohet. Lautaro sot nuk e meritoi nje gjashte. Gaboi te pagabueshmen.”

Nderkohe, nje note 7,5 edhe per Conten: “Prevalon futbolli solid mbi ate likuid. Nuk shet endrra por realitet. I jep Pirlos me deshire levizjen e pare: “Lerini te tjeret te vine tek ne, keshtu do i godasim ne kundersulm”: ky ishte mesazhi evangjelik, por funksional i tij.

Nderkohe, notat e plota kane qene keto:

Handanovic 6,5; Skriniar 7, de Vrij 7, Bastoni 7,5; Hakimi 7,5, Barella 8, Brozovic 7, Vidal 7,5 (nga 32′ pd Gagliardini sv), Young 6,5 (nga 27′ pd Darmian 6); Lukaku 7, Lautaro 5,5 (nga 41′ pd Sanchez pv). Conte 7,5.

(Burimi: Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.