Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Genoa, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Nje ndryshim i vetem ne krahasim me Milanin: nga minuta e pare…”

INTER-Genoa, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Nje ndryshim i vetem ne krahasim me Milanin: nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Te fitohet per te vazhduar perpara me endrren skudeto, e cila eshte bere ne menyre te papritur reale pas 6 golave te shenuar ndaj Milanit dhe Lazios.

Zikalterit kane marre kreun e klasifikimit dhe nuk kane ndermend ta leshojne per asgje ne bote, sidomos ne kete moment ku duket se ka ardhur ora per te mbledhur frutet e punes se bere.

Ne nje sezon e gjysem zikalterit kane punuar shume mire duke bere keshtu nje rritje konstante qe ka sjelle edhe kete pozicion aktual.

TE REJAT PER INTERIN – Conte do duhet te luaje pa te skualifikuarin Hakimi, i cili eshte nje nga armet e tij me te forta.

Ne vend te marokenit, gjithcka te ben te mendosh se ai do te hedhe nga minuta e pare Darmian, i cili eshte ne avantazh ndaj konkurences.

Pikerisht ai pritet te jete ndryshimi i vetem ne formacion ne krahasim me ndeshjen derbi ndaj Milanit te nje jave me pare.

Per sa i perket te tjereve, mbrojtja konfirmohet totalisht, ne mesfushe te palevizshmit Brozovic dhe Barella dhe Perisic me Eriksen preferohen ndaj Young dhe Vidal.

Ne sulm Lukaku dhe Lautaro nderkohe Sensi nuk ja ka dale dot te jete.

TE REJAT E FUNDIT NGA GENOA – Ata vine nga nje moment shume i mire rezultatesh pozitive, ku humbja e fundit ka ndodhur ne 6 janar kunder Sassuolos.

Pas kesaj ndeshje kane ardhur 4 fitore dhe 3 barazime, duke bere qe ata te vine ne Milano me shume besim.

Ballardini nuk do mund te besoje dot te Biraschi, Pellegrini dhe Cassata, por eshte rikthyer Zapata.

Nderkohe, pavarsisht se derbi me Sampdorian eshte afer, nuk parashikohet ndonje turnover: Czyborra, Badelj dhe Destro jane lojtaret kandidate per ta nisur nga stoli kete ndeshje.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lukaku, Lautaro.

Ne stol: Radu, Padelli, Ranocchia, Kolarov, D’Ambrosio, Young, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: Hakimi (1).

Te padisponueshem: Sensi.

Preview Inter-Genoa - Conte conferma i soliti noti con Darmian al posto di Hakimi

GENOA (3-5-2): Perin; Goldaniga, Radovanovic, Masiello; Zappacosta, Zajc, Rovella, Strootman, Criscito; Shomurodov, Scamacca.

Ne stol: Marchetti, Zapata, Ghiglione, Czyborra, Melegoni, Berhami, Badelj, Portanova, Ounguéné, Pjaca, Pandev, Destro.

Tranjer: Ballardini.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Biraschi, Pellegrini, Cassata.

Arbiter: Chiffi.

Asistent: Del Giovane e Rossi.

Arbiter i katert: Abbattista.

Var: Mazzoleni (Vivenzi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.