Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2018

Scroll to top

Top

229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gjendja fizike ok. Ja cfare te duhet nga ana teknike per Champions!

Inter, gjendja fizike ok. Ja cfare te duhet nga ana teknike per Champions!
Inter Club Staff

Spalletti ka perdorur fjale te renda pas sfides ndaj Napolit per te shkundur skuadren ne keto ndeshje te mbetura.

Pas barazimit me Napolin, tekniku i Interit ka provuar qe te shkunde pak skuadren duke shpresuar qe te arrije nje reagim te tyre ne kete vrapim final te kampionatit. Tranjeri e ka mbrojtur gjithmone kete grup, por kesaj radhe ka perdorur fjale te renda per te pershkruar Interin e tij duke e quajtur nje skuader me pak kualitet.

Spalletti ka punuar shume mbi taktiken dhe Interi. Skuadra edhe kunder Napolit ka treguar se eshte nje skuader kompakte dhe e ekuilibruar, nese flasim nga ana e mbrojtjes.

Tekniku ne javet e fundit duket se ka arritur ti jape grupit nje gjendje fizike te kenaqshme, por tani mungon hapi i fundit.

Nese Interi do te doje vertete qe te arrije ne kater vendet e para, duhet te fitoje duelin me nje ndermjet Romes dhe Lazios ose edhe Milan, duhet te jape dicka me shume nga ana teknike.

Me Napolin per shembull, jane pare veshtiresi te medha ne nisjen e kundersulmeve: zikalterit jane rekuperuar shume topa, por me pas i kane humbur perseri. Jo me kot tekniku u ndal pas ndeshjes te komplimentoje djemte e Sarrit per saktesine dhe shpejtesine e pasimeve ndermjet reparteve.  Spalletti per te shkundur skuadren ka perdorur me qellim fjale te renda. Sot Interi do te pushoje, por nga neser e deri te enjten Spalletti do te shtrydhe perseri lojtaret duke i bere te sterviten dy here ne dite dhe ne njeren prej sesioneve ditore, do te punohet vetem mbi tekniken, levizjet dhe daljet me top nga mbrojtja.

Keshtu shkruan sot FcInter1908.it ne edicionin e saj online.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.